Lajme

​Kurti: Do të dështojnë përpjekjet e Beogradit për destabilizimin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 06 Nëntor 2022

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar sot zhvillimet e fundit pas largimit të zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës, duke thënë se qytetarët nuk kanë nevojë të brengosen për situatën në veri dhe se sipas tij do të dështojnë përpjekjet e Beogradit për destabilizimin e Kosovës.

Sipas Kurtit, zhvillimet në veri mund të jenë të lidhura me planin franko-gjerman.

Kurti po ashtu ka folur edhe për periudhën në javët dhe muajt në vijim rreth procesit të targave.

-Advertisement-

Ai ka thënë se është në kontakt edhe me mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë të sigurisë, siç është KFOR-i.

Kurti edhe njëherë u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës të mos i lëshojnë vendet e tyre të punës, pasi që siç tha, ai me këtë do të dobësohen shërbimet për qytetarët. /kp/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy