SKANDALOZE: E quan UÇK-në terroriste e Kosovën “djep të Serbisë”, ky është deputeti francez në parlamentin evropian që ka nisur propagandë të fuqishme kundër Kosovës
Autori: H.Smajli 11:45 | 31 October 2022
Me një propagandë të tmerrshme kundër Kosovës, deputeti francez në Parlamentin Evropian, Nicolas Bay, përmes llogarisë së tij zyrtare në Twitter po godet rëndë të historinë e popullit shqiptar në vend. Bay ka qëndruar në Ballkan për tre ditë, konkretisht në Serbi dhe në Kosovë, ku edhe ka vizituar disa monumente kulturore e historike në vend, prej të cilave ka nisur propagandën e fuqishme kundër Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.
Me mbi 21 postime për tre ditë ai e ka quajtur Kosovën “djep të Serbisë”, e objektet kulturore, fetare e historike si pjesë të këtij shteti por të okupuara nga shqiptarët. Në cicërimën e tij të fundit ai me disa fotografi të publikuara nga manastiri në Graçanicë, thotë se pavarësisht “pushtimit të shqiptarëve”, ky vend mbetet i shenjtë dhe u mundëson serbëve të rrënjosin veten në identitetin e tyre.
“Manastiri i Graçanicës është një nga më të rëndësishmit për ortodoksët. Pavarësisht pushtimit shqiptar, ky vend i shenjtë u mundëson serbëve të rrënjosin veten në besimin dhe identitetin e tyre. Një xhevahir i qytetërimit tonë”, shkruan ai në fotografitë e publikuara në llogarinë e tij zyrtare nga manastiri i Graçanicës.
“Kosova është zemra e kombit serb. Është djepi historik i Serbisë”, kështu e nisë shkrimin e tij tjetër në Twitter, përsëri nga manastiri ku me një video ju drejtohet mbi 103 mijë ndjekësve të tij në twitter, transmeton Gazeta Infokus.
Vizitën e tij tre ditore në Ballkan deputeti e nisi në Beograd, me 27 tetor.
“Arrita mëngjesin e sotëm në Beograd për një udhëtim 3-ditor në Ballkan. Mundësia për të takuar popullsinë, autoritetet politike dhe fetare, në këtë tokë të mavijosur evropiane ku rrezikohet edhe e ardhmja e qytetërimit tonë evropian dhe të krishterë”, shkruan ai në twitter nga kryeqyteti i Serbisë.
E nga kjo ditë deputeti francez e fillon propagandën e tij në twitter kundër Kosovës, duke e quajtur Serbinë mbrojtëse të identitetit të saj për luftën në Kosovë dhe bombardimet e NATO-s të vitit 1999 në Beograd.
“Midis 24 marsit dhe 8 qershorit 1999, avionët e NATO-s bombarduan Beogradin. Çfarë gabimi kishte Serbia? Duke dashur të ruajë identitetin dhe pavarësinë e saj kombëtare”, shkruan ai në fotografitë e publikuara nga Beogradi.
Vizitën e tij në Kosovë ai e nisi në veri të Mitrovicës. Bay, me fotografi të publikuara me ushtarë serbë nga ura në Mitrovicë e quan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, terroriste dhe ushtarët serbë heronj që luftuan të parandalojnë pushtimin e kësaj ure.
“Në vitin 1999, këta burra luftuan ditë e natë, duke rrezikuar jetën e tyre, për ta “mbajtur” këtë urë të Mitrovicës dhe për të parandaluar pushtimin e terroristëve shqiptarë të UÇK-së në veri të Kosovës. Ata janë heronj të popullit serb”, shkruan deputeti në një twitt tjetër.
Postimet e tij skandaloze nga Kosova, duke e goditur rëndë identitetin dhe historinë e shtetit nuk kanë të ndalur. Të tilla shkrime ai ka publikuar edhe nga Prizreni, Grcanica, Mitrovica e qytete të tjera.
Prizrenin ai quan ish qytet të mbretërve të Serbisë tani “të okupuar nga shqiptarët”, e që sipas tij kishat janë zëvendësuar nga xhamitë. Madje nga ky qytetet i vjetër i Kosovës ai akuzon perëndimin se kanë kthyer kokën dhe nuk kanë parë se çfarë ka ndodhur këtu.
“Prizreni, një qytet evropian dhe ish-qyteti i mbretërve të Serbisë, tani është i pushtuar nga shqiptarët myslimanë. Në këtë tokë të Evropës, kishat janë zëvendësuar nga xhamitë. Ndërkohë, qeveritë perëndimore kanë parë nga ana tjetër”, shkruan Bay.
E nga qyteti i Prizrenit ai ka ndarë me ndjekësit e tij edhe një fotografi të fëmijëve, valltarë të veshur në rrobat kombëtare dhe me flamuj të Shqipërisë. Deputeti frances në PE, e quan qeverinë e Koosvës një rrjedhje të mafias dhe shtetit të islamizuar që përdor fëmijët për të valëvitur flamujt në rrugët e Prizrenit.
Këto janë vetëm disa nga publikimet e tij skandaloze në faqen e tij zyrtare. Nuk dihet ende nëse institucionet në vend e qeveria janë të njoftuar për këtë lloj propagandë të tmerrshme që po i bëhet Kosovës nga deputeti francez në PE. Gazeta Infokus ka kontaktuar me zyrën e kryeministrit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme mirëpo deri në publikim e këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje. /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...