Zyrtare: Konfirmohet raportimi i Gazetës Infokus, Evetar Zeqiri kryeshefi i ri në KOSTT
Autori: Gazeta inFokus
14:45 | 07 Tetor 2022
Gazeta Infokus raportoi se Evetar Zeqiri, vëllai bashkëshortes së Mentor Hysenit, të Lëvizjes Vetëvendosje është zgjedhur në pozitën e kryeshefit ekzekutiv në Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, (KOSTT).
Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Kostt të cilët pas pyetjeve të drejtuara nga Gazeta Infokus kanë publikuar një komunikatë të cilën e kanë dërguar edhe në emailin e redaksisë si përgjigje në pyetjet që u janë drejtuar.
Në këtë komunikatë KOSTT është munduar të arsyetojë se pse është zgjedhur në këtë pozitë, Evetar Zeqiri, duke treguar për shkollimin e tij, e përvojën e tij në pozita të mëhershme menaxhuese, por që asnjëra nuk duket të ketë lidhje me sektorin e energjisë.
“Evetari ka përvojë në pozita menaxhuese në fusha si menaxhim biznesi, operacione, konsulencë, menaxhim projektesh, auditim, financa, kontabilitet dhe prokurim. Zt. Zeqiri sjell një përvojë të pasur dhe diverse nga sektori publik, privat, i ndërmarrjeve publike, sektori financiar si dhe organizatave ndërkombëtare që punojnë në Kosovë. Ndër përvojat e ndryshme, ai ka punuar për disa vite në auditim të jashtëm tek Zyra Kombëtare e Auditimit në Kosovë. Së fundmi ai ka punuar si Menaxher Financiar dhe i Administratës në një kompani me bazë në Zvicër duke implementuar një projekt disa vjeçar në sektorin e ujrave”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Komunikata e plotë e Kostt:
Pas zhvillimit të një procesi transparent dhe konkurrues në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, Bordi i Drejtorëve të KOSTT sh.a në mbledhjen e mbajtur me 6 Tetor 2022, në mënyrë unanime ka vendosur që të emëroj Kryeshef Ekzekutiv të KOSTT z.Evetar Zeqiri.
Evetar Zeqiri ka studiuar për Master në Administrim Publik (MPA) në Menaxhim Strategjik dhe Lidership, në Universitetin e Illinoisit Verior, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si bursist i programit për Lidership Transformues, program ky i bashkë financuar nga Qeveria
Amerikane përmes USAID dhe Qeveria e Kosovës. Po ashtu ai më herët ka mbaruar edhe një Master në Administrim të Biznesit (MBA) në Financa në Universitetin e Sheffield, në Mbretëri të Bashkuar. Studimet themelore i ka përfunduar në Menaxhment dhe Informatikë, në Unversitetin e Prishtinës. Z. Zeqiri ka një sërë kualifikimesh profesionale me renome vendore dhe ndërkombëtare, si i çertifikuar si Auditor i Çertifikuar i Sektorit Publik nga Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës, i Çertifikuar si Auditor i Brendshëm i Sektorit Publik nga Ministria e Financave në Kosovë. Ai po ashtu është anëtarë i plotë në CIPFA & CMI (U.K) – dy shoqata ndërkombëtare profesionale në fushën e menaxhimit, financave, kontabilitetit, auditimit, etj.
Evetari ka përvojë në pozita menaxhuese në fusha si menaxhim biznesi, operacione, konsulencë, menaxhim projektesh, auditim, financa, kontabilitet dhe prokurim. Zt. Zeqiri sjell një përvojë të pasur dhe diverse nga sektori publik, privat, i ndërmarrjeve publike, sektori financiar si dhe organizatave ndërkombëtare që punojnë në Kosovë. Ndër përvojat e ndryshme, ai ka punuar për disa vite në auditim të jashtëm tek Zyra Kombëtare e Auditimit në Kosovë. Së fundmi ai ka punuar si Menaxher Financiar dhe i Administratës në një kompani me bazë në Zvicër duke implementuar një projekt disa vjeçar në sektorin e ujrave.
Me rastin e emërimit Kryeshef Ekzekutiv i KOSTT, z.Zeqiri theksoi “Jam i nderuar me besimin që më është dhënë nga Bordi i Drejtorëve për të udhëhequr KOSTT-in, një ndërmarrje me rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në sektorin e energjisë. Me përkushtim maksimal do të shtyej përpara misionin e KOSTT në funksion të sigurisë së furnizimit me energji elektrike për shoqërinë dhe ekonominë vendore, operim të sigurtë dhe të besueshëm të Sistemit të Transmetimit dhe të integruar në tregun rajonal dhe evropian. Jam i vendosur që përmes praktikave më të mira të qeverisjes, KOSTT të jetë shembull i menaxhimit të ndërmarrjeve publike në Kosovë si dhe jam i përkushtuar që përmes planifikimit strategjik KOSTT të luaj rol të rëndësishëm në procesin e tranzicionit të drejtë të energjisë.”
Bordi i Drejtorëve falënderon z.Sabri Musiqi për shërbimin dhe kontributin e tij të çmuar deri më tani si ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT. Z.Musiqi rikthehet në pozitën e Drejtorit të Operimit të Sistemit”./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...






























