Lajme

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, shtatë të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 02 Tetor 2022

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Arllat, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë aksident lëndime të lehta trupore kanë pësuar shtatë persona.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

-Advertisement-

Ai tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Rreth orës 14:00 në Arllat, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura. Në këtë aksident kanë pësuar lëndime të lehta 7 persona. Njësitet relevante nga Policia e Kosovës janë marrë me rastin”, ka deklaruar Kelani për Infokus./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy