Helmimi i pesë personave në Podujevë, Agjencia e Ushqimit tregon pse restauranti po qëndron i mbyllur
Autori: Samire Jaha
09:56 | 28 September 2022
Të dielën në mbrëmje, pesë persona kanë përfunduar duke u trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, si pasojë e helmimit nga ushqimi nga një restaurant, shkruan Gazeta Infokus.
Pas inspektimeve të Agjencisë së Ushqimit në restaurantin ku janë helmuar këta persona nuk është gjetur asnjë produkt pa afat.
Lamir Thaçi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka treguar për Gazetën Infokus se kushtet higjienike në atë restaurant kanë qenë të pranueshme.
“Të dielën në orët e vona të natës Agjencia e Ushqimit dhe veterinarisë ka pranuar kërkesën nga organet e Policisë dhe prokurorisë për të asistuar në inspektim- kontroll tek një operator ekonomik, lokal i gastronomisë me lokacion në komunën Podujevës. Mbi dyshimin se disa klient që janë shërbyer aty kanë shenja helmimi. Shefi i Inspektorati sanitar të AUV-së bashkë me ekipin inspektues i janë përgjigjur kërkesës dhe sipas procedurës së përgjithshme të veprimit në raste dyshimit është bërë kontrolli sanitar i kushteve higjienike dhe tekniko sanitare. Për të cilat ekipi inspektues me proces ka vlerësuar se kushtet higjienike janë të pranueshme, nuk janë hasur produkte pa afat, kuzhina ka qenë e pajisur me frigorifer me temperatura që u përgjigjen kushteve të ruajtjes sipas specifikave të produktit dhe pajisjet punës ka qenë adekuate”, ka deklaruar Thaçi për Infokus.
Ndryshe zëdhënësi i kësaj agjencie ka treguar se për lokalin në fjalë është marrë vendimi i mbylljes deri në një testim më të detajuar nga ekipi inspektues.
“Për ti dhënë kohë dhe mundësi gjurmimit në aspektin analitik, ekipi inspektuese ka vendosur mbyllje të përkohshme për marrje të mostrave për testim në laborator. Subjekti do të qëndroj i mbyllur deri në vendimin tjetër të ekipit inspektues (i bazuar në rezultat të hulumtimit dhe analizave laboratorike). Ende jemi në pritje të rezultateve të analizave për mostrat e dërguara”, ka treguar tutje Thaçi për Infokus.
E këtë rast për Gazetën Infokus e kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ku kanë treguar se pronari i restaurantit ishte dërguar për 48 orë në ndalim.
“Rastit të cilit i referoheni ju njoftojmë se, me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”, sipas KPRK-së. I dyshuari është nën masën e ndalimit prej 48 orësh” ka thënë zëdhënësja e kësaj prokurorie Laureta Ulaj.
Ndryshe në koordinim me institucionet relevante janë duke u ndërmarrë veprime hetimore me qëllim të sqarimit të kësaj çështjeje./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...

































