Pesë arsye të forta përse duhet të zgjoheni në 6 të mëngjesit/ Më të suksesshmit e bëjnë
Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 26 September 2022
Nëse jeni një gjumash apo gjumashe, sot kemi lajme të këqija për ju. Po, sepse ngritja nga gjumi herët në mëngjes, mund të jetë vërtet shumë e dobishme. Jo vetëm për trupin tuaj, por edhe për mendjen .
“Nuk duhet të flejmë për të për të pushuar, duhet të flejmë për të ëndërruar. Sepse ëndrrat ekzistojnë për t’u realizuar”. – Walt Disney
Më poshtë ju sjellim pesë arsye të forta përse është shumë e dobishme të ngrihesh herët në mëngjes. Eshtë një nga ata veprime, të cilët shpesh mund të bëjnë dallimin mes suksesit dhe dështimit. Dhe nuk e themi ne. E thonë ata që suksesin në jetë e kanë njohur tashmë.
1- Më shumë kohë në dispozicion, për të menduar për atë që dëshiron dhe për t’u organizuar
Të kesh kohë për të organizuar ditën thjeshton jetën.
Disa studime shkencore kanë treguar se truri ynë punon më mirë në orët e hershme të mëngjesit. Prandaj, përfitojmë nga këto orë për të ushtruar kontrollin tonë mendor dhe për të forcuar emocionet dhe vullnetin.
2- Mundësia për të organizuar ditën në mënyrë optimale
Një përforcim i konceptit të mëparshëm, por me theks të veçantë në temën e kohës. Gjithmonë e tendosur, gjithmonë shumë pak, për aspektet e shumta të ditës që jetojmë.
Kur ju e dini se mund të mbështeteni në disa orë para se të filloni një ditë të ngarkuar, ju lejon ta organizoni atë më mirë dhe me më pak stres.
3- Është koha e përsosur për t’u angazhuar në stërvitje fizike ose mendore
Kujdesuni për një hobi, thelloni më tej një temë personale, shkoni për një vrapim ose bëni ndonjë stërvitje në shtëpi.
Mund të përdorni orët e para të mëngjesit për të kryer gjithë ato aktivitete, për të cilat gjatë ditës nuk mund të gjeni hapësirë.
4- Organizoni një mëngjes perfekt
Të gjithë e dimë rëndësinë e mëngjesit. Një studim i Johns Hopkins Bloomberg School of Public Health ka treguar se një mëngjes i shëndetshëm sjell përfitime të mëdha për trupin, shpirtin dhe mendjen.
5- Është sekreti i njerëzve të suksesshëm
Kushdo që dëshiron të përparojë ka nevojë të ngrihet herët në mëngjes.
Shumë nga njerëzit që kanë arritur sukses të mirë personal dhe profesional kanë zakon të zgjohen para orës 6:00.
Themeluesi i Twitter Jack Dorsey konfirmoi në një intervistë për “New York Magazine” se dita e tij fillon në orën 5:30.
Përdorni orët e hershme të mëngjesit për të medituar dhe për të ecur disa kilometra.
Sipërmarrësi i Virgin Group Richard Branson, në një intervistë me Business Insider, konfirmoi se ai zgjohet në orën 5:45 për të luajtur sporte dhe për të ngrënë një mëngjes të mirë.
Në përfundim, ngritja herët në mëngjes dhe të paturit më shumë kohë në dispozicion i bën njerëzit më të lumtur dhe më të motivuar.
Ska më asnjë justifikim tjetër! Bëni gati alarmet!
Të tjera
-
Shtëpia e poetit Ymer Elshani do të kthehet në muze
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka...
-
Të shtëna me ármë te lokali “Hamari”në Prishtinë, Policia gjen disa gëzhoja në vendngjarje
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm te...
-
Ndriçimi smart në kryeqytet, LVV: Tenderi shkon në dëm të buxhetit të komunës
Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina, në një konfe...
-
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Tkurret numri i shtimit të popullsisë në Kosovë vit pas viti. Në dekadat e fu...
-
Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media, ka disa akuza për Ramën
Arben Brovina, koordinator i nën komiteteve të lëvizjes Vetvendosje, qendra n...
-
Petkoviqi: Anëtarësimi i Kosovës në KiE operacion kundër Serbisë
Operacion kryesisht të drejtuar kundër Serbisë dhe popullit serb, e ka quajtu...
-
Sa ḁrmë pa leje kanë kosovarët?
Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thon...
-
Arrestohet një i dyshuar për vra*je në tentativë në Ferizaj
Është arrestuar dje një person për vrasje në tentativë në Ferizaj që ka ndodh...
-
Shitet për një vlerë marramendëse, ora e njeriut më të pasur të Titanikut
Një orë xhepi prej ari, e gjetur në trupi e njeriut më të pasur në bordin e T...
-
Burri në Viti raporton se i është vjedhur kasaforta me para
Një burrë në Viti ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një kasafo...
-
U dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, vdes shtetasja serbe
Të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jëtë një gr...
-
Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini, deri në 15 vjet burg
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës g...