Kosova mbetet në fatin e vetëm 86 anesteziologëve, nuk ka as specializantë të kësaj fushe
Autori: Samire Jaha
11:34 | 15 September 2022
Largimi i mjekëve nga Kosova tashmë është shndërruar në një fenomen. Viti pas viti numri i mjekëve që lëshojnë vendin ose që lënë punën në sistemin shëndetësorë publik për të vazhduar në atë privat po rritet. Një problem i njëjtë është edhe me largimin e anesteziologëve, ku spitalet e klinikat publike të vendit po përballen me mungesë të madhe të tyre për një kohë të gjatë.
Momentalisht në vendin tonë kanë mbetur vetëm edhe 86 anesteziologë të cilët operojnë në të gjitha spitalet regjionale dhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Anesteziologëve dhe Mjekimit Intensiv në QKUK, Gazmend Spahija, i cili tregoi një fakt edhe më shqetësues. Sipas tij nuk ka as specializantë të kësaj fushe.
“Për mungesën e anesteziologëve janë të njoftuar me kohë të gjitha institucionet gjegjëse por fatkeqësisht nuk ka anesteziolog- specialist që presin për punë”, ka thënë Spahija për Infokus.
Prej gjithsej 86 anesteziologëve që janë në tërë Kosovën, prej tyre 39 janë në spitalet rajonale ndërsa 47 anesteziologë operojnë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
E arsye pse anesteziologët po lëshojnë vendin sipas drejtorit janë kushtet më të mira të pagës në sektorin privat por edhe mbingarkesa në punë.
“Largimi i anesteziologëve nga QKUK-ja është si pasojë e ofertës më të mirë për pages nga sektori privat dhe mbingarkesës në punë e sidomos kujdestarive të shpeshta”, ka deklaruar Spahija për Infokus.
Gazeta Infokus ka kërkuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë detaje për numrin e anesteziologëve që po lënë vendin apo po largohen nga sektori publik dhe se çfarë është duke ndërrmarrë ky dikaster në lidhje me këtë problem por deri në publikimin e lajmit nga kjo ministri nuk kanë kthyer përgjigje.
Për largimin e mungesën e anesteziologëve janë shqetësuar edhe partitë opozitare. Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një konferencë për media javën e kaluar, ka thënë se janë diku 120 profesionistë mjekësor që e kanë lëshuar vendin.
Anëtari i kësaj partie, Ekrem Hyseni, në këtë konferencë kishte thënë se në mesin e tyre që kanë lëshuar vendin janë edhe 40 specializantë.
“Pandemia e paaftësisë e Ministrisë së Shëndetësisë. Paaftësia qeverisëse po i lë qytetarët pa shërbime shëndetësore, profesionistët shëndetësore po i trajton me lëmoshë gjersa investimet kapitale në këtë fushë janë realizuar vetëm 5 për qind. Janë diku 120 profesionistë shëndetësorë që e kanë lëshuar vendin, në mesin e tyre i kemi edhe 40 specializantë ”, ka thënë Hyseni.
Kujtojmë se së fundmi nga Kosova është larguar edhe një anesteziolog i QKUK-së, Burhan Hadri i cili ka ofruar dorëheqjen e tij prej 26 shtatorit të këtij viti./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...



































