Lajme

KDI: “Guxo” duhet të ketë një kryetar dhe jo dy

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 08 September 2022

Instituti Demokratik i Kosovës po e konsideron se parta “Guxo” ka bërë shkelje gjatë Kuvendit Zgjedhor të mbajtur dje.

Hulumtuesi Eugen Cakolli, ka thënë se Ligji për Zgjedhjet dhe Rregulla Zgjedhore 01/2013, tregon shprehimisht se partitë politike duhet të kenë “kryertar” dhe jo “kryetarë”.

Cakolli tha se statutet e partive duhet t’i përcaktojnë procedurat për zgjedhjen e një kryetari.

-Advertisement-

“”GUXO” e paska filluar zyrtarisht aktivitetin partiak/politik me shkelje të legjislacionit gjatë zgjedhjes së strukturave udhëheqëse të saj.Sado që mund të duket zgjidhje kreative, legjislacioni zgjedhor në Kosovë nuk e njeh mundësinë e “bashkë-kryesimit” të partive. Ligji për Zgjedhjet dhe Rregulla Zgjedhore 01/2013 përcaktojnë qartazi që partitë politike kanë ‘kryetar’, e jo ‘kryetarË’”.

“Rrjedhimisht, statutet e partive duhet t’i përcaktojnë procedurat për zgjedhjen e vetëm një kryetari. Ndryshe, nuk do të mund të zbatohen obligimet për funksionim të rregullt që ka partia politike, respektivisht kryetari/ja e saj – si instancë kryesore për, minimalisht, nënshkrimin e dokumenteve zyrtare dhe përgjegjësisë ligjore. Prandaj, Zyra do të duhej t’i propozonte KQZ-së mosnjohjen e këtij Kuvendi dhe vendimmarrjes së partisë “Guxo” lidhur me këtë çështje, si dhe t’a obligojë atë që t’a harmonizojë statutin e partisë me kornizën ligjore”, ka shkruar Cakolli në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera