Shkolla në Podujevën e udhëhequr nga LVV-ja përgënjeshtron komunën: Mësimdhënësit janë ende në grevë
Autori: Samire Jaha 10:55 | 05 September 2022
Ani pse Komuna e Podujevës u bëri thirrje prindërve që sot të sjellin fëmijët në shkolla pasi sipas tyre sot fillon procesi mësimor në mënyrë të rregullt, e madje edhe drejtori i arsimit në këtë komunë, Avni Fetahu konfirmoi për Infokus se mësimi ka filluar, një shkollë në komunën e udhëhequr nga Vetëvendosja deklaron se nuk ka fillim të mësimit.
Shkolla fillore e mesme e ulët, ”Fan S.Noli”, në komunën e udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes ka thënë për Gazetën Infokus se mësimdhënësit e kësaj shkolle janë ende në grevë dhe se mësimi fillon kur të jetë vullneti i mësimdhënësve.
“Ne kemi kërkuar që sot të mbahet procesi mësimor e kemi qitë edhe përmes faqeve zyrtare, mirëpo nuk ka qenë disponimi i mësimdhënësve për me vazhdu mësimin sot. Nuk ka presione (për fillimin e procesit mësimor), mirëpo këta mësimdhënësit janë në grevë”, kanë deklaruar nga kjo shkollë për Infokus.
Ndërsa drejtori i arsimit në komunën e Podujevës, Avni Fetahu, ka thënë për Gazetën Infokus se procesi mësimor ka filluar në të gjitha shkollat, megjithatë sipas tij disa mësimdhënës janë ende në grevë.
“Në e komunën e Podujevës me orar të rregullt ka filluar procesi mësimor edhe ka filluar shpërndarja e librave jo në masë të konsiderueshme, një numër i mësimdhënësve që në javën e kalume kanë qenë që kanë mbajt orë është rritur ky numër që kanë vullnet për të mbajtur procesin mësimor mirëpo prej orës 09:00 kur kanë ardh mësimdhënësit tjerë që kanë vendos me ju bashkangjitur grevës, ky numër është në përqindje 80% edhe pse raportet presim që së shpejti me na ardh me e pa qysh është gjendja reale në teren. Të gjitha kanë filluar ndërkohë mirëpo më pjesëmarrje të konsiderueshme të nxënësve mirëpo jo edhe me pjesëmarrje shumë të madhe të mësimdhënësve“, ka deklaruar Fetahu për Infokus.
Kujtojmë që në një takim të përbashkët të kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, kryetarit të Kamenicës, Kadri Rahimaj, kryetarit të Shtimes, Qemajl Aliu, dhe kryetarin e komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, njëzëri me Minsitrinë e Arsimit kanë bërë thirrje që prindërit nga sot të sjellin nxënësit në shkolla, pasi mësimi do të fillojë.
Deklarata të tilla kontradiktore kanë bërë edhe Ministria e Arsimit e cila nga njëra anë po bën thirrje që prindërit të dërgojnë fëmijët në shkolla, derisa SBASHK-u njofton që greva vazhdon.
Edhe sot kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka njoftuar për vazhdimin e grevës në të gjitha komunat, madje SBASHK ka nisur edhe vizitat në shkolla./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgut
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg do të jetë adresa e r...
-
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë strehim urgjent për civilët
Gjermania po punon për hartimin e një liste të bunkerëve që mund të ofrojnë s...
-
Angela Merkel… multimilionere me botimin e kujtimeve!
Interesim i madh si rrallëherë për një libër politik gjerman. Libri i ish-kan...
-
Osmani takon ministrin e Jashtëm të Kolumbisë, flasin për të mbijetuarit e dhunës seksuale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Punëve të Jas...
-
Ministri Peci thotë se gjatë mandatit të tij ka mbështetur gratë e Krushës me 1 milionë e 933 mijë euro
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në rrjetin social Facebook ka thënë se brend...
-
Tentim-grabitje në një market në Ferizaj, të dyshuarit e mitur hasin në rezistencën e pronarëve – Policia arreston dy personat në vendngjarje
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit, rre...
-
Gazetari Dakaj e vë në siklet Dimal Bashën, pasi e pyet a je gati ta sfidosh fëmijën tënd ta praktikojë doracakun e edukatës seksụale
Doracakët “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues” për mësimdhënësit kanë sh...
-
Shkup, gruaja 61-vjeçe solli në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare, përcje...
-
Jasharaj: Qeveria Kurti ka bërë çmos që t’i shuajë sindikatat
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës në Kosovë Rrahman J...
-
Cilat vende në Evropë po shkojnë drejt shndërrimit në shoqëri pa para?
Vendet nordike të Evropës janë më të përgatitura për një të ardhme ku paratë ...
-
Gjykatësja federale pushon çështjen penale ndaj Trump, për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020
Një gjykatëse amerikane pushoi të hënën çështjen gjyqësore lidhur me akuzat n...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ-ja me qindra ekipe mobile për kategori të ndryshme votuesish
Qindra ekipe mobile do të formohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) m...