Ekipi i OKB-së futet në centralin bërthamor të Zaporizhias
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/09/019e0000-0aff-0242-2648-08da8bf4ba31_w1597_n_r1_st_s-852x460.webp)
Autori: Gazeta inFokus
07:08 | 02 September 2022
Një ekip inspektimi i OKB-së mbërriti sot në centralin bërthamor të Zaporizhias në Ukrainë, me një mision për të garantuar sigurinë e tij, e shmangur një katastrofë të mundshme. Ky zhvillim vjen ndërsa përplasjet mes forcave ruse dhe ukrainase shkaktuan mbylljen e një reaktori, duke nënvizuar urgjencën e trajtimit të çështjes.
Vizita e delegacionit të ekspertëve prej 14 anëtarësh nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike vjen pas disa muaj negociatash për të hyrë brenda centralit bërthamor më të madh në Evropë. Inspektorët drejtoheshin nga shefi i agjencisë Rafael Grossi.
Më vonë gjatë ditës, zoti Grossi tha se grupi kishte mbledhur informacione të rëndësishme në impiant dhe se do të vazhdonte me vlerësimin e situatës aty. Inspektimi pritet të vazhdojë deri të shtunën.
“Gjërat kyçe që doja të shihja, i pashë”, tha zoti Grossi. Ai tha për personelin në Zaporizhia se pavarësisht situatës dhe rrethanave të vështira, ata po kryejnë një punë shumë profesionale.
Ndërsa ekspertët po shkonin drejt impiantit, Rusia dhe Ukraina akuzuan njëra-tjetrën për bombardim të zonës dhe përpjekje për të bllokuar vizitën. Sulmet me artileri të rëndë shkaktuan vonesa në shkuarjen në vendngjarje të ekipit të inspektorëve.
‘Energoatom”, kompania shtetërore ukrainase për Energjinë Bërthamore tha se sulmet me mortaja ruse kishin çuar në mbylljen e një prej reaktorëve të saj prej sistemit që e mbron atë në raste urgjente, si dhe kishin dëmtuar një linjë rezervë të furnizimit me energji elektrike që përdoret për nevojat e brendshme.
Me herët ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha se Moska pret “paanshmëri” nga ekipi i inspektorëve të OKB-së.
“Ne po marrim të gjitha masat e nevojshme për të garantuar që impianti të jetë e të funksionojë i sigurt, në mënyrë që misioni të përmbushë të gjitha planet e tij“, shtoi ai.
Impianti i Zaporizhias ndodhet nën kontrollin e forcave ruse, por funksionimi i tij drejtohet nga inxhinierët ukrainas. Kievi thotë se Rusia po e përdor centralin si mburojë, duke magazinuar atje armë, ndërsa Moska akuzon Ukrainën për kryejen e sulmeve të rrezikshme në zonë./VOA
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/12/Foto-Lajmi.jpg)
Të tjera
-
Mbappe kërkon votë kundër Le Pen në zgjedhje: Situata në Francë, më e rëndësishme sesa ndeshja kundër Austrisë
Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe është ndalur të flasë për trazirat politike...
-
Liderët e BE-së pritet të diskutojnë emrat e rinj në krye të institucioneve të bllokut
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian, do të mblidhen në mbrëmjen e së hënë...
-
Federata e Futbollit serb kërkon heqjen e akreditimit për gazetarin kosovar
Federata e Futbollit të Serbisë (FFS) ka kërkuar nga shërbimi mediatik i Bash...
-
Stoltenberg: NATO po diskuton për të vendosur armët bërthamore në gjendje gatishmërie për shkak të kërcënimit rus
NATO flet për vendosjen e një numri më të madh të armëve bërthamore, heqjen e...
-
Mediat në Veri e bëjnë lajm shpërthimin e një poçi në banjon e Komunës së Leposaviqit, Elshani: Aksidentale
Një poç elektrik shpërtheu mbrëmë në banjon e Komunës së Leposaviqit. Medi...
-
Hapja e urës së Ibrit pritet të trajtohet me seriozitet nga qeveria, opozita kërkon koordinim me aleatët
Hapja e urës së Ibrit në Mitrovicë për numrin dy në Qeverinë e Kosovës është ...
-
Vd esin të paktën 14 pelegrinë të Haxhit si pasojë e të nxehtit
Të paktën 14 shtetas të Jordanisë kanë vdekur gjatë pelegrinazhit të Haxhit n...
-
Faqja e Komunës së Pejës nën administrimin e hakerëve, publikohen seriale spanjolle
Faqja e Komunës së Pejës nën administrimin e hakerëve, publikohen seriale spa...
-
Vdes invalidi i UÇK-së nga Drenasi, Ahmet Thaçi
Ka ndërruar jetë invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Drenasi, Ahmet...
-
Të afërmit e personave me probleme mendore do të mund të paguhen për kujdesin
Të afërmit që kujdesen për anëtarët e familjes me sëmundje mendore duhet të j...
-
Rojet bregdetare greke hedhin emigrantët nga anija drejt vdekjes! Veprimi i frikshëm që bënin: Shponin gomonet
Rojet bregdetare greke kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra emigrantëve në Mesdh...
-
Për 24 orë policia shqipton mbi 600 gjoba në trafik
Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi mbi 648 gjoba trafiku vetëm në 24 orët e f...