Lajme

Nis takimi Kurti, Haradinaj, Abdixhiku

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 30 August 2022

Ka nisur takimi mes kryeministri Albin Kurti dhe dy liderëve opozitarë, Lumir Abdixhiku nga LDK dhe Ramush Haradinaj nga AAK.

Abdixhiku në këtë takim po shoqërohet nga nënkryetari Lutfi Haziri, sikurse Haradinaj poashtu nga nënkryetari Ardian Gjini.

Në këtë takim po merr pjesë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

-Advertisement-

Ky takim po mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ku Kurti pritet që t’i informojë liderët opozitarë për takimin e fundit që pati në Bruksel lidhur me dialogun.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin nuk iu ka përgjigjur pozitivisht ftesës së Kurtit për tu takuar, duke thënë se është i gatshëm për takim vetëm kur procesi i dialogut të ketë avancim dhe diskutim konkret mbi arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera