Cilat janë porositë e Escobar për Kosovën e Serbinë?
Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 26 August 2022
Që nga e marta Gabriel Escobar është në mision diplomatik intensiv.
Kështu, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, që bashkë me emisarin evropian Miroslav Lajçak,qëndroi në Kosovë e pastaj në Serbi, iu drejtua gazetarëve, në mëngjesin e së premtes nga Beogradi. Atyre ua bëri të qartë se cili ishte qëllimi i tij parësor.
“Unë kisha një porosi të thjeshtë, ne donim që të merrnim një zotim nga të dyja palët se ata do të përmbahen nga dhuna dhe të shohin për një rrugë konstruktive përpara”, është shprehur Escobar, transmeton Klankosova.tv.
Më 1 shtator qeveria kosovare planifikon që të nis me reciprocitetin me dokumente për qytetarët e Serbisë.
Po të njëjtën datë nisin dy muajt e afatit për konvertimin e targave të automjeteve nga ato që i lëshon Beogradi – KM, te ato që i jep Prishtina – RKS.
“Shpresat e mia janë që njerëzit në veri të Kosovës, s’do shohin asnjë ndryshim në jetët e tyre më 1 shtator. Ndryshe thënë, që ata mos të kenë një barrë tjetër shtesë nga procedurat administrative dhe ata nuk do jenë vizitorë në vendin e tyre e do pranohen si qytetarë legjitim me shtetësi të dyfishtë pra të Serbisë dhe të Kosovës. Të dy këto të drejta të mbrojtura dhe kështu ata të vazhdojnë të jetojnë në paqe. Kjo është pritja ime, kjo është shpresa ime. Jam i sigurt se do arrijmë aty”, tha Escobar.
Duke vepruar kështu Escobar, thotë se Kosova duhet ta ruaj karakterin e saj të famshëm multientik.
Te mbajtja e këtij titulli dhe qëllimi për integrimet euro-atlantike Republikën kosovare dhe atë serbe, e dërgon vetëm dialogu dhe ujdia finale.
Por paraprakisht, duhet zbatuar krejt ujditë e arritura. E për Prishtinën vlen veçmas Asociaconi, që i dërguari i ShBA-së, thotë se duhet të del me opsione evropiane.
“Krejt ujditë e arritura më parë duhet të zbatohet përfshirë Asociacionin e Komunave Serbe. Ky ishte një mesazh që ne i dhamë qeverisë së Kosovës, mjaft qartë para dy dite. Është mesazh i qartë që sekretari Blinken i dha presidentes Osmani e kryeministrit Kurti, kur ata vizituan Uashingtonit dhe është diçka për të cilën ne do vazhdojmë të insistojmë”.
Ai refuzon të jap vlerësim në pyetjen se a janë Kurti e Vuçiq bashkëbiseduesit e duhur drejt finales.
“Por fakt është se ata janë liderë të zgjedhur demokratik, dhe ata duhet të marrin përgjegjësi për këtë. Ne do insistojmë që ata të marrin përgjegjësi për ta quar dialogun në drejtimin strategjik që ShBA-ja e BE-ja aspirojnë për ta”, tha Escobar.
E, Lajçak, për dy rrethet e bisedimeve që i kishte të enjten mbrëma në kryeqytetin serb, shkroi se shpreson që janë në rrugën e duhur për një zgjidhje evropiane dhe se bisedimet vazhdojnë.
Pamjet: N1
Të tjera
-
Jake Sullivan viziton në fundjavë Arabinë Saudite dhe Izraelin Këshill
tari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan udhëton të sht...
-
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën
Ambasadori i Bosnje-Hercegovinës në Kombet e Bashkuara, Zllatko Llagumxhija k...
-
Kurti dhe VV bënë fushatë për VLEN, Kryetari i Gjilanit e viziton Kryeministrin nga radhët e BDI-së
Kryetari i Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni, bashkë me deput...
-
Poloni: Një 13 vjeçare lind fëmijën gjatë një udhëtimi shkollor
Në Poloni, një nxënëse 13-vjeçare lindi fëmijën në tualet gjatë një udhëtimi ...
-
Komandanti i KFOR-it: Shtuam një mijë trupa sepse ngjarjet e vitit të kaluar në Kosovë cënuan sigurinë e rajonit
Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ozkan Ulutash, në një ngjarje të mbajtur sot ...
-
Profesori Mazllum Baraliu: Evropa u turpërua me Kosovën
Mos anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës po konsiderohet si shumë e d...
-
Këshilltari i Bislimit: Serbia kalon pa u ndëshkuar, Kosova po penalizohet në vazhdimësi nga aleatët e saj
Këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, ka thënë s...
-
Çeku: Na duhet një gjyqësor më efikas për luftimin e trukimeve e dhunës në sport
Në xhirot e fundit të kampionatit, Superliga dhe Liga e Parë e futbollit koso...
-
Deputetja e LDK-së: Kurti e Gërvalla fajtorë për dështimin në KiE
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë e fajtorët për dështimin e Ko...
-
Murati tregon se si do të funksionojë skema e re e asistencës sociale në Kosovë
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati sot morën p...
-
Ishte dënuar me 8 muaj burgim për dhụnimin e 15 vjeçares, Gjykata Supreme e kthen rastin në rigjykim
Gjykata Supreme e Kosovës ka kthyer në rigjykim çështjen penale ndaj të akuzu...
-
Kurti: Skemat sociale ishin të dizajnuara keq, fokus kishim reformimin rrënjësor
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hek...