Lajme

​Hemodializa në Klinikën e Pediatrisë në QKUK është zgjeruar

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 22 August 2022

Është zgjeruar Shërbimi i Hemodializës në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. Sipas SHSKUK-së, Shërbimi i Hemodializës është aktivizuar falë ndihmës së një donatori. Shërbim ky i cili deri më tani është kryer në hapësirën e veçantë pranë Repartit të Nefrologjisë në Klinikën e Pediatrisë.

“Është zgjeruar Shërbimi i Hemodializës në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Në Repartin e Kujdesit Intensiv të Klinikës së Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është aktivizuar Shërbimi i Hemodializës, kjo falë ndihmës së një donatori. Shërbim ky i cili deri më tani është kryer në hapësirën e veçantë pran Repartit të Nefrologjisë në Klinikën e Pediatrisë. Tani e tutje, pacientët do të kenë mundësinë të kryejnë shërbimin e hemodializës edhe në Repartin e Kujdesit Intensiv në këtë klinikë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

-Advertisement-

Në njoftim thuhet se aktualisht ne repartin e Kujdesit Intensiv është duke u trajtuar 1 pacient.

“Po ashtu, nga i njëjti donator është siguruar Komora, e cila shërben për përgatitjen e kimioterapisë, në mënyrë që terapia të bëhet gati më lehtë dhe më shpejt. Pra është bërë zgjerimi edhe i shërbimit për përgatitjen e kimioterapisë në kuadër të hapësirës tek Ambulanta Specialistike të Klinikës së Pediatrisë. Kjo do jetë në shërbim të pacientëve të cilët marrin kemioterapi përmes ambulantave specialistike. Pajisja e Komoras, ofron një siguri të lartë si për pacientin, poashtu edhe për personelin shëndetësor”,thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera