Lirohen katër çekët që u kapën duke fotografuar në uzinën e Poliçanit
Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 22 August 2022
Katër shtetasit çekë që u kapën dje në zonën e ndaluar të uzinës së Poliçanit, ku dy prej tyre ishin futur në një tunel dhe dy të tjerë po shkrepnin fotografi, janë lënë të lirë nga policia.
Mësohet se çekët do të hetohen në gjendje të lirë, shkruan BalkanWeb, transmeton Klan Kosova.
Sipas gazetares Klodiana Lala, turistët kanë pretenduar se janë turistë dhe se kishin ngatërruar rrugën dhe për pasojë kishin përfunduar në një prej tuneleve që të çon në uzinë.
Ndërkohë, prokuroria e Beratit do të vijojë hetimet në gjendje të lirë për këta shtetas.
Arrestimi
Siç raportoi edhe dje policia, dy çekë, shtetasit me inicialet TH. M., 51 vjeç, dhe R. B., 42 vjeç, pasi kishin thyer derën e njërit prej tuneleve që të çonte në uzinën e Poliçanit, kishin qëndruar aty për disa orë. Ndërkohë, policia arrestoi jashtë tunelit dy bashkëjetueset e tyre, konkretisht shtetaset me inicialet P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe, me kombësi çeke, të cilat ishin duke bërë foto me aparat fotografik.
Gjatë ndalimit të tyre nga policia, 4 shtetasit çekë pohuan se ishin turistë dhe se kishin humbur rrugën. “Jemi turistë, po bënim foto, humbën rrugën dhe u futëm brenda në tuneli. Nuk kemi qëllim të keq”, mësohet të jenë shprehur çekët.
Të tjera
-
I akuzuari në rastin “Bon Vivant 1” thotë se babai i vd*q si pasojë e thashethemeve për këtë rast
Me rastin e dhënies së fjalës përfundimtare i akuzuari në rastin e njohur si ...
-
Sekuestrohen mjete për nxjerrje ilegale të zhavorrit në Drin të Bardhë
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar për vazhdimin e aksionit të sekue...
-
Minstrja nga Katari takohet edhe me Kurtin
Kryeministri Albin Kurti e ka takuar sot ministren e Katarit për Zhvillim Soc...
-
GJNP kërkon fletarrestime për Netanyahun dhe liderët e Hamasit
Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) ka thënë të hënën se ka ...
-
“Kanë pushuar shkaqet për arrest shtëpiak”, arsyetimi i Themelores kur vendosi për lënien e Enver Sekiraqës në liri
Më 3 maj 2024, krahas dënimit prej 25 vitesh për Enver Sekiraqen, Gjykata The...
-
Drejtësia në mbrojtje të mjedisit, prioritet evropian
Lufta ndaj krimit mjedisor, si prioritet evropian ishte në fokus të projektit...
-
Policia jep detaje, tre të lënduar në aksidentin e rëndë në qendër të Prishtinës
Një aksident mes dy motoçikletave dhe një veture ka ndodhur në rrugën “Fehmi ...
-
Ben-Meir: Nëse Kosova dëshiron të përparojë, Kurti duhet të përmbushë kërkesat e BE-së
Analisti politik, Alon Ben-Meir vlerësoi se nëse Kosova dëshiron të avancojë ...
-
Zëvendëskomandanti i KFOR-it viziton kontingjentin armen në Aeroportin Ushtarak të Sllatinës
Zëvendëskomandanti i misionit të KFOR-it, gjeneral brigade Federico Bernacca,...
-
Kuvendi i Kosovës këtë javë i mban dy seanca parlamentare
Kuvendi i Kosovës këtë javë do të mbajë dy seanca parlamentare njëra do të zh...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë mes dy motoçikletave dhe një veture, ka të lënduar
Një aksident mes dy motoçikletave dhe një veture raportohet të ketë ndodhur n...
-
Tahiri (AAK): Qeveria duhet të japë vet dorëheqje, e jo Kuvendi të shpërndahet
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...