Norvegjia i siguron Gjermanisë gaz
Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 17 August 2022
Norvegjia e ka rritur prodhimin e gazit pas sulmit rus në Ukrainë gati me 10%, theksoi kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Störe pas një takimi me kancelarin gjerman, Olaf Scholz në Oslo.
Aktualisht po “furnizojmë maksimalisht sa mundemi”, thotë ai, dhe nuk e vendos qeveria, nëse prodhimi i gazit mund të zgjerohet.
“Ne nuk mund të vendosim politikisht, se tani do të furnizojmë më shumë”.
Ky është vendim i sipërmarrjeve. Për një prodhim më të madh në Norvegji, duhet që të vihen në punë rezerva të tjera të gazit, me këtë pas Katarit bie shpresa e Gjermanisë se mund të zëvendësojë shumë shpejt gazin rus.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz falënderoi Norvegjinë që “po shfrytëzon deri në limit” rezervat e gazit.
Kjo është “shumë e rëndësishme, që të zvogëlojmë varësinë nga gazi rus”.
Rëndësi ka premtimi i Oslos, që të ruajë nivelin e lartë të prodhimit, sepse edhe në vitin 2023 do të ketë nevoja të mëdha për gaz. Jo vetëm ky dimër është një sfidë e madhe për Gjermaninë. Edhe në vitin e ardhshëm duhet që të mbushen depozitat e gazit.
“Partneritetin tonë energjitik ne duam ta zgjerojmë dhe thellojmë”, ka thënë kancelari Scholz.
Takim i Këshillit Ministerial të Veriut
Kancelari gjerman mori pjesë në Oslo në takimin e Këshillit Ministerial të Veriut, ku krahas Scholz dhe Störe morën pjesë kryeministret e Suedisë, Danimarkës, Finlandës dhe Islandës. Temat kryesore ishin furnizimi me energji dhe gjendja e sigurisë.
Si kurrë më parë Norvegjia ofron gaz për Europën dhe Gjermaninë. Furnizimet nga Norvegjia që nga fillimi i luftës në Ukrainë janë rritur ndjeshëm. Në Gjermani pjesa e gazit norvegjez përbën tani 30% të furnizimit, duke e kaluar kështu Rusinë. Nga Rusia aktualisht përmes Nord Stream 1 vijnë rreth 20% të sasisë së premtuar. Kurse BE importon rreth 20% të gazit nga Norvegjia.
Pas sulmit rus kundër Ukrainës, ministria e Energjitikës në Oslo modifikoi licencat e nxjerrjes së gazit për fusha të gazit në mënyrë që të përftohej më shumë gaz. Por prodhimi dhe kapacitetet e gazsjellësve janë në përdorim maksimal. Për Norvegjinë tani bëhet fjalë që të shfrytëzojë burime të reja për të rritur më tej eksportet, tha Störe pas takimit me kancelarin gjerman.
Ky vend do ta furnizojë Gjermaninë edhe më tej me gaz të lëngshëm. “Norvegjisë mund t’i besohet”, tha Scholz. Vendet nordike dhe Gjermania do të bashkëpunojnë më ngushtë në të ardhmen në fushën energjitike.
Kryeministri norvegjez, Stören lëvdoi Gjermaninë. Gjermania “i hyri sfidës së madhe të përftojë energji të rigjenerueshme”.
Por largimi nga energjitë fosile nuk do të jetë i lehtë dhe pa turbulenca, tha Stören. Scholz viziton më tej Suedinë, ku do të bisedohet për zgjerimin verior të NATO-s./DW
Të tjera
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...