Sulmuesi i Ajaxit përleshet me grabitësit, pëson dëmtime në duar
Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 10 August 2022
Sulmuesi i Ajaxit, ka kaluar një përvojë aspak të këndshme në orët e natës mes 27 dhe 28 korrikut. Mësohet se dy grabitës të maskuar e kanë pritur pranë banesës së tij, në Van Eeghenstraat, në jug të Amsterdamit. 33-vjeçari, pasi e kuptoi që diçka nuk po shkonte, është munduar të arratiset, por është ndjekur nga gabitësit. Ai ka mundur t’i heqë maskën njërit prej tyre, madje edhe ta godasë me shuplakë. Pas një përleshjeje të shkurtër, Tadic ka mundur të largohet, duke pësuar vetëm disa dëmtime të lehta.
Grabitësit janë larguar pa mundur të marrin gjë. Është e paqartë se çfarë saktësisht synonin. Për shkak se ngjarja ka ndodhur afër shtëpisë së Tadicit, policia nuk përjashton mundësinë që grabitësit të kenë pasur për qëllim të hyjnë në banesën e futbollistit. Policia ka nisur një hetim të gjerë, por ende nuk ka persona të arrestuar.
Pak ditë pas incidentit, Tadiç, i cili bëri kallëzim në polici, luajti të gjithë ndeshjen kundër PSV-së në “Johan Cruijff Arena”, në Superkupën e Holandës (PSV fitoi 5-3).
Në atë ndeshje futbollisti serb e kishte dorën në allçi. Pas heqjes së allçisë në gishtat e tij dalloheshin disa plagë të vogla.
Precedentët
Tadic, Siem de Jong dhe Steven Bergwijn u sulmuan në vitin 2018 nga një bandë, që kërkonin t’u merrnin me dhunë orët Rolex. Në vitin 2020, drejtësia kërkoi gjashtë vjet burg për një 18-vjeçar dhe deri në shtatë vjet burg ndaj tre të dyshuarve të tjerë.
Në vitin 2021, gruaja dhe fëmijët e sulmuesit të PSV-së, Eran Zahavi, u lidhën gjatë një grabitjeje të dhunshme në shtëpinë e tyre në Buitenveldert. Pavarësisht hetimeve të shumta, ende askush nuk është arrestuar.
Të tjera
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të ...
-
Ngjarjet e datës 4 maj
Në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës org...
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...
-
Shoferja godet me veturë policin në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e ci...
-
Gjendet i vde kur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Ra...
-
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e plag osjeve në Lupç të Podujevës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Goditet për vd*kje një 50-vjeçar në Durrës
Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksi...
-
Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Repor...