Lewandowski: Ndihem si një fëmijë me një lodër të re në duar
Autori: Gazeta inFokus
20:46 | 08 August 2022
Robert Lewandowski ishte një nga “yjet” e mëdhenj gjatë prezantimit të skuadrës së Barcelonës në trofeun Joan Gamper. Sulmuesi polak mori pjesë në katër nga gjashtë golat që shënoi ekipi i Xavit. Lewa është i lumtur që ka nënshkruar për “blaugranat”, siç e shpjegon në një intervistë të gjerë për “Sport1”.
Largimi nga Bayerni: “”E di që lëndoi shumë fansa. Mund ta kuptoj këtë dhe tani kërkoj vetëm falje. Në atë kohë ishte e rëndësishme dhe e nevojshme për mua të bëja të qartë se isha gati për një ndryshim. Në fund të ditës, ne jemi të gjithë njerëz. Pas 12 vjetësh në Gjermani, e kisha të qartë se epoka ime kishte mbaruar. Doja ta bëja të qartë këtë, dhe sigurisht që nuk ishte e lehtë për Bayernin të pranonte një shitje gjatë kësaj faze. Ishte një situatë e vështirë për të gjithë të përfshirët dhe ne duhej të gjenim zgjidhjen më të mirë. Më duhej ky ndryshim, ky transferim në një vend tjetër, në një klub tjetër. Ndihem si një fëmijë që ka një lodër të re”.
Lamtumira: “U ndjeva pak i çuditshëm duke shkuar në terren për herë të fundit. Klubi dhe qyteti do të thotë shumë për mua, dy vajzat e mia kanë lindur në Mynih dhe ne i thamë lamtumirë të gjithëve në “Sports City” dhe në çerdhe. Kur mendoj për pesë golat kundër Wolfsburgut, 41 golat në Bundesligë…., ishin momente të mrekullueshme”.
Prezantimi: “Nuk prisja kaq shumë tifozë. Nuk ka rëndësi nëse kam pasur më shumë apo më pak se lojtarët e tjerë të paraqitur më parë te Barça, si Ronaldinho apo Ibrahimovic. Është shumë bukur kur përjeton kaq shumë mbështetje drejtpërdrejt”.
Thirrjet “Hala Madrit”: “Po, i kam dëgjuar dhe kam qeshur. Por ka pasur edhe disa që kanë thirrur emrin tim. Ishte shumë bukur. Javët e fundit kam takuar edhe disa fansa në rrugë të cilët kanë shprehur mirëkuptimin e tyre për situatën time dhe më kanë uruar më të mirën”.
La Liga: “Gjithmonë kam dashur të luaj në La Liga. Kur Barça trokiti në derë këtë herë, ishte i vetmi opsion për mua. Kisha oferta të tjera, por nuk më interesonin.”
Babai i ndjerë: “Babi do të ishte shumë krenar dhe i kënaqur. Ai gjithmonë më thoshte kur isha fëmijë se besonte se një ditë mund të arrija nivelin më të lartë. Kjo më ka dhënë shumë motiv dhe shpresë për të arritur ëndrrat e mia. Më mungon dhe më bën të trishtuar që ai nuk mundi t’i përjetonte të gjitha këto, qoftë në Dortmund, Mynih apo tani në Barcelonë. Por unë jam i sigurt se ai është ulur në rreshtin e parë dhe më shikon me krenari.”

T� tjera
-
Presidentja Shiroka Pula takohet me presidenten sllovene, merr mbështetje për integrimin evropian të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka zhvilluar një bisedë me presi...
-
“Raportoni mashtrimet gjatë Black Friday”- MINTI u bën apel qytetarëve të kenë kujdes me zbritjet
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përm...
-
Vëllai i Jakup Krasniqit: Ma keq për jetën teme s’ka pasë kurrë, prej vitit 2024 s’e kam pa ma
Daut Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqit, u shpreh i emocionuar për ngritjen e...
-
LDK: Valon Prebrezës i japin dorëheqje dy drejtorë të Arsimit për vetëm 11 muaj
Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Fushë Kosovë, ka reaguar pas dorëheqjes...
-
Arrestohet zyrtari i Postës në Rahovec, dyshohet se përvetësoi mbi 10 mijë euro
Një zyrtar i Postës në Rahovec është arrestuar pasi dyshohet se ka përvetësua...
-
Në prag të 28 Nëntorit, Aleanca me homazhe në Prekaz
Aleanca ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në p...
-
Procesi i Brdo-Brijuni, Shiroka-Pula takon homologen sllovene: Procesi i integrimit në BE të bazohet në merita
Orientimi euroatlantik i Kosovës mbetet i palëkundur dhe vendi është plotësis...
-
Vdekja e Arbenit Ahmetit në KEK: Raportet zbulojnë mangësi alarmante në sigurinë në KEK, KPMM-ja kërkoi dënime për menaxhmentin
Puna në instalimet elektrike me tension prej 6 mijë voltësh në Korporatën Ene...
-
Kurti arsyetohet për humbjen e fondeve të BE’së: Zgjedhjet e përsëritura e ngadalësuan ritmin e reformave
Kosova ka humbur disa miliona euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian. ...
-
16 kushtet që Specialja ia vendosi Jakup Krasniqit për ta vizituar gruan e sëmurë
Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, i kishte kërk...
-
Haradinaj uron FSK-në: Vajzat dhe djemtë tanë, ndër më të mirët e atdheut
Me rastin e Ditës së Forcës, deputeti Ramush Haradinaj ka uruar ushtarët e FS...
-
Kurti nga Tirana: Kosova e ka fituar me meritë statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Kosova e meriton statusin...
































