Lajme

Reuters shkruan për ndalimin e hyrjes së gazetares ruse në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 07 August 2022

Mediumi prestigjioz Reuters, ka shkruar për ndalimin e hyrjes në Kosovë që i është bërë gazetares ruse të shtunën.

Rueters shkruan se këtë njoftim dje e ka bërë ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili këtë gazetare e iddentifikoi si Daria Aslamova, e për të cilën tha se dyshohej se ishte spiune.

Reuters shkroi se nuk kanë pasur mundësi t’i verifikojnë akuzat e Sveçlës, ndërkaq gazetarja nuk ishte e dispouneshme për koment dhe e paqartë nëse ka angazhuar ndonjë avokat.

-Advertisement-

Ajo madje shkroi se Rusia është aleati kryesor i Serbisë dhe ashtu si Beogradi është kundër pavarësisë së Kosovës.

“Tensionet mes fqinjëve të Ballkanit Perëndimor, Kosovës dhe Serbisë, janë ndezur kohët e fundit dhe kanë ardhur në krye javën e kaluar pasi Kosova tha se do të detyronte serbët që jetojnë në veri të vendit dhe që përdorin targa serbe të makinave, të aplikojnë për targa të lëshuara nga institucionet e Kosovës”.

Ajo shkroi edhe për indidentin e djeshëm, ku u sulmuan policët te liqeni i Ujmanit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera