Lajme

Vdes një i burgosur që po trajtohej në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 07 August 2022

Një person ka vdekur të shtunën rreth orës 17:20, në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton policia, viktima ka qenë në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore ishte dërguar në QKUK, ku edhe ndërroi jetë.

“Në klinikën e QKUK-së ka ndërruar jetë viktima mashkull  kosovar i cili ka qenë në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë dhe për shkak të gjendjes shëndetësore është shtrirë në QKUK, Prishtinë”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera