Lajme

Borrell: Bllokadat e rrugëve të hiqen menjëherë

Autori: Gazeta inFokus 06:44 | 01 August 2022

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e reciprocitetit ndaj targave dhe letërnjoftimeve të lëshuara nga Serbia deri më 1 shtator.

“Mirëpresim vendimin e Kosovës për zhvendosjen e masave deri më 1 shtator. Pres që të gjitha bllokimet e rrugëve të hiqen menjëherë”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Borrell ka theksuar se çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe fokusimi në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thelbësore për rrugët e tyre të integrimit në Bashkimin Evropian.

-Advertisement-

​Lajçak mirëpret shtyrjen e reciprocitetit

Miroslav Lajçak Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se mirëpret vendimin e Prishtinës zyrtare për të pranuar shtyrjen për një muaj të reciprocitetit ndaj targave dhe letërnjoftimeve të lëshuara nga Serbia, i paraparë të hyjë në fuqi më 1 gusht.

“Mirëpres vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin e Josep Borrell për shtyrje për një muaj. BE pret që të gjitha pengesat të hiqen menjëherë”, ka shkruar ai në Twiter.

“Shefi i diplomacisë evropiane Borrell fton Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen në dialog në rrugën përpara. Mirënjohës ndaj ambasadorit të SHBA-së në Kosovë për mbështetje të fortë”, ka përfunduar Lajçak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera