Kurti: Mund të ketë takim në fund të gushtit me Vuçiq, Blinken na kërkoi të jemi konstruktivë në dialog
Autori: Gazeta inFokus 18:51 | 28 July 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në një intervistë të tij për Zërin e Amerikës, se mbase do të ketë një takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, në Bruksel, kah fundi i gushtit, pasi atë të planifikuarin me 19 korrik, Serbia e shtyu.
“Ne jemi konstruktivë dhe Brukseli tashmë këtë e ka regjistruar. Tani, mbase do të mbahet në fund të gushtit”, pohoi Kurti.
“Unë jam gjithmonë i gatshëm që të udhëtoj në Bruksel për takimin e radhës për çështje bilaterale dhe një takim i tillë ka pasur plan që të mbahet me 19 korrik, por nuk u mbajt për shkak se Beogradi e refuzoi dhe kërkoi shtyrje mbi një mujore.
“Dikur thoshin se duhet të presin se nuk i kanë mbajtur zgjedhje e tash edhe pas zgjedhjeve shkaktojnë vonesa, që kanë të bëjnë për faktin se nuk dëshirojnë që të distancohen nga presidenti despotik Putin dhe Kremlini zyrtar. Nuk duan t’u vënë sanksione Moskës, prandaj e spostojnë takimin”, deklaroi kryeministri.
Sa i përket qasjes në dialog, kryeministri i Kosovës pohoi se Kosova gjithmonë ka qenë e gatshme dhe kreative me ide, gjë të cilën ua ka kërkuar edhe sekretari amerikan në takimin që kishin në Uashington, Antony Blinken.
“Kosova ka qenë përherë me çdo zyrtar të saj gjatë procesit të Brukselit kreative dhe konstruktive, edhe sekretari Blinken kërkojë nga ne që të vazhdojmë të jemi të tillë dhe ne do të vazhdojmë”.
Kurti: Takimi me Blinken i shkëlqyeshëm, i përzemërt dhe i frytshëm
Kryeministri intervistën e ka filluar me takimin që ai dhe presidentja Osmani kishin me sekretarin Blinken.
Tha se me sekretarin kanë biseduar për shumëçka dhe se takimi ishte jashtëzakonisht i frytshëm.
“Kur isha para dy muajve në SHBA, vizita dy javore u dominua nga nevoja e investimeve shtesë amerikane në Kosovë. Gjithashtu, edhe një siguri shtesë për Kosovën, në kohen kur përballemi me pasojat kontinentale dhe jo vetëm me invazionin rus. Kësaj radhe e bëmë konkret një bashkëpunim në fushën e energjisë. Por, me sekretarin Blinken ne nuk u ndalëm me kaq”, tha Kurti.
“Diskutuam që është e domosdoshme që marrëdhëniet tona bilaterale të shkëlqyeshme t’i thellojmë me bashkëpunim ekonomik. Takimi ishte i shkëlqyeshëm, i frytshëm dhe i përzemërt, ishte kremtim i marrëdhënie tona pasi po hymë në një fazë të re”.
Kurti shtoi se kanë biseduar edhe për qasjen e Kosovës në dialog me Serbinë, me çka, sipas tij, është pajtuar edhe Blinken.
“Ne asnjëherë nuk kemi mohuar rëndësinë e bisedimeve, por kemi thënë që ato duhet të jenë parimore dhe Kosova të jetë palë e jo temë. Për SHBA-të Kosova është shtet i pavarur, sovran, demokratik me integritet territorial”.
“Ne e pranojmë që marrëdhëniet tona me Serbinë nuk janë normale, prandaj duam t’i normalizojmë me dialog, i cili duhet ta ketë qëllimin të përqendruar te njohja reciproke dhe këtu kemi dakordim të plotë me Blinken që është aleat dhe mik i madh i Kosovës”.
Të tjera
-
Lladrovci për Luan Haradinajn: Luani i UÇK-së, shtigjet e lirisë i njihte cep më cep, si fletë të historisë, ai i dinte përmendësh
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe bashkëluftëtar të tjerë k...
-
Maqedonci: Evropa duhet të jetë e gatshme ndaj kërcënimeve të Rusisë
Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e P...
-
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
Paketat turistike për këtë sezon veror pritet të jenë më të shtrenjta krahasu...
-
Zhduket 30 vjeçarja nga Ferizaj – familjarët kërkojnë ndihmë, Policia në kërkim të saj
Mëngjesin e së hënës është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmi u ...
-
DASH: Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga ...
-
Ish-koloneli i policisë: Bandat serbe po e vazhdojnë strategjinë e tyre me sulmet ndaj PK-së dhe KFOR-it
Rrahman Sylejmani, ish-kolonel i Policisë së Kosovës, ka thënë se sulmet që p...
-
“Kemi bërë 4 arkivolë, nusen do e përcjellim me 3 fëmijët”, flet vëllai i Edison Arrazit: Nuk është ushtruar dhunë…
Flet Edison Arrazi, vëllai i të dyshuarit Erdgys Arrazi: Është një ngjarje sh...
-
Gërvalla: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë
Duke diskutuar rreth temës “Siguria Rajonale – Sfidë për Evropën”, bashkë me ...
-
Rrëfimi tronditës i babait të Alma Arrazit: Çfarë u kanë parë sytë atyre fëmijëve
Teksa rrëfente mbi jetën e trishtë që kishte e bija, babai i Alma Bushati Arr...
-
Aksident i rëndë trafiku mes dy veturave në Drenas, njëra shihet e rrotulluar
Aksidentet e trafikut në rrugët e vendit nuk kanë të ndalur, ku si pasojë për...
-
Takohen liderët Kinë – Francë – BE
Gjatë paradites të së hënës, Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua në Pallati...
-
Kurti uron goranët: Kontributi juaj mbetet i rëndësishëm, i veçantë dhe i çmueshëm – askush nuk do të lihet pas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar me rastin e Ditës së Goranëve. ...