Lajme

Edhe ministrja Rizvanolli në Amerikë bashkë me Osmanin dhe Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 25 July 2022

Veç presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka udhëtuar për në Amerikë.

“Në këtë vizitë do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në vlerë prej 236.7 milionë dollarë, për investimin më të madh ndonjëherë në fushën e energjisë.  Objektivi kryesor i këtij projekti është sigurimi i stabilitetit të furnizimit me energji elektrike në Kosovë dhe tranzicioni në energji më të pastër në të ardhmen. Objektiv tjetër i projektit është edhe zhvillimi i shkathtësive në fushën e energjisë dhe ngritja e punësimit të grave në këtë fushë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ata do të zhvillojnë edhe takime të tjera.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera