Publikohen pamje të rralla të Zahide e Shaban Jasharit
Autori: Islam Morina 11:26 | 20 July 2022
Fotoreporteri, Ilaz Bylykbashi, ka publikuar foto të pa publikuara më parë të prindërve të Adem e Hamëz Jasharit.
Në fotot e publikuara nga Bylykbashi shihet nënë Zahidja në një portret të rrallë dhe në foton e dytë duke përshëndetur me dorë nga oborri i shtëpisë, ku Jasharët rëzistuan dhe luftuan deri në rënien e tyre në sulmet e 5, 6 dhe 7 marsit 1998-të, shkruan Gazeta Infokus.
Ilaz Bylykbashi ka treguar se në momentin kur është shkrepur fotografia, Zahide Jashari kishte thënë: “Na kanë mbështetë për muri, nga këtu s’kemi ku shojmë”.
Kurse në një foto shihet Shaban Jashari pas maltretimeve serbe që i ishin bërë atij dhe lagjeve Jashari, Kodra dhe Lushtaku, në atë që njihet si sulmi i parë mbi Jasharët në vitin 1991.
Bylykbashi është reporteri i cili me anë të objektivit ka dëshmuar ngjarjet më të rëndësishme për tri dekada me radhë.
Ai posedon një arkiv prej dhjetëra mijëra fotografish, e për të cilat ka thënë në emisionin N’Konak se askush nga institucionet nuk kanë pranuar ti marrin e t’i sistemojnë si dëshmi të represionit e dhunës së paparë të regjimit serb, sa Kosova ishte nën okupim./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Abdixhiku në Istog: LDK po merr mbështetje kundër pushtetit popullist, zymtësisë përçarëse e dezintegrimit euroatlantik
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka zhvilluar dy takime son...
-
Çitaku: Drafti i Asociacionit parasheh autonomi territoriale dhe politike për serbët
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin ...
-
DASh: Jemi të zhgënjyer të shohim dy të sanksionuar të propozuar për pozita në Qeverinë e Serbisë
Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Departamenti Amerikan i S...
-
Lansimi i programit për energjinë, Hovenier: Jemi në një pikë lëvizëse për të arritur planin tonë
Sot është lansuar programi mes MCC-së dhe Qeverisë së Kosovës, ku i pranishëm...
-
Osmani: Kandidatura individuale pamundësoi garën time për balotazh
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nga Fronti Evr...
-
Kryeministri i Malit të Zi: E duam Serbinë, por s’heqim dorë nga njohja e Kosovës
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të...
-
Ali Ahmeti i përgjigjet kandidates së VMRO për Presidente që kërkoi Tribunal për UÇK’në: Kam qenë luftëtar lirie
Për deklaratën e kandidates për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE se do të k...
-
Elshani për vendosjen e kamerave në veri: Janë për sigurinë e qytetarëve
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit, Veton ...
-
Biden dhe Trump fushatë në shtetin e Miçiganit
Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pritet të b...
-
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth KiE-së
Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të komentojë qëndrimin publik të Gjerm...
-
Programi me MCC’në, Kurti: Investimi më i madh në energji në dekadat e fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova po bëhet shteti me ka...
-
Hyn në fuqi programi me MCC-në, Rizvanolli: Kosova do të bëhet shteti me kapacitetin më të madh të baterive
Ka hyrë sot në fuqi programi MCC-në i cili vendosë Kosovën në rend të parë t...