Zelensky shkarkon disa ambasadorë, përfshirë edhe atë në Gjermani
Autori: Gazeta inFokus
16:40 | 10 Korrik 2022
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkarkuar ambasadorët e Kievit në disa vende, përfshirë Gjermaninë, dhe disa të dërguar të tjerë, sipas dekreteve presidenciale të shpallura më 9 korrik.
Seria e dekreteve të shkurtra nuk dhanë arsyet për shkarkimet, por renditën ambasadorët si ata në Gjermani, Hungari, Norvegji, Republika Çeke dhe Indi.
Të dërguarit në Maldive, Nepal, Shri Lanka dhe Bangladesh u shkarkuan gjithashtu, thuhej në dekrete.
Dekretet nuk treguan nëse të dërguarve të larguar do t’u ofroheshin punë të tjera me qeverinë ukrainase.
Në mesin e të shkarkuarve ishte ambasadori i diskutueshëm i Ukrainës në Gjermani, Andriy Melnyk.
Gazetat gjermane Bild dhe Sueddeutsche Zeitung raportuan në fillim të javës se Melnyk do të largohej nga Berlini dhe do të merrte një post tjetër në Ministrinë e Jashtme në Kiev.
Melnyk ka qenë i zëshëm në apelet e tij për më shumë ndihmë nga Berlini, veçanërisht në formën e eksportit të armëve nga Gjermania.
Disa orë më vonë, Zelensky tha në një video-mesazh se “rotacioni është një pjesë normale e praktikës diplomatike”.
“Përfaqësues të rinj të Ukrainës do të emërohen në Republikën Çeke, Gjermani, Hungari, Norvegji dhe Indi. Emrat po përgatiten nga Ministria e Punëve të Jashtme”, tha ai./rel

T� tjera
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...































