Lajme

Katër automjete ndeshen mes vete në Lluzhan, lëndohen katër persona

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 10 Korrik 2022

Katër persona kanë pësuar lëndime, pas një aksidenti trafiku në fshatin Lluzhan të Podujevës, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Ai tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete.

-Advertisement-

“Rreth 13:10 policia ka pranuar një informate për një aksident trafiku me persona të lënduar që është shkaktuar në fshatin Lluzhan- Podujeve. Të përfshira në këtë aksident ishin katër automjete, përderisa raportohet se tretman mjekësor kanë kërkuar katër persona të lënduar”, deklaroi Hoxha.

Ai po ashtu tha se kërkojnë nga drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes.

“Kërkojmë nga drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm, të respektojnë shenjat e kufizimit të shpejtësisë në rrugë, të shmangin përdorimin e telefonave celular dhe mos të drejtojnë automjetin kur janë të lodhur apo në ndikim të alkoolit”, tha tutje Hoxha./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy