Letra e vogëlushit që vodhi çokollatën po bën xhiron e botës: Dua të jem në paqe me Zotin
Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 17 June 2022
Të dish të kërkosh falje nuk është aq e thjeshtë sa duket, por ja që ndonjëherë janë fëmijët ata që na hapin sytë dhe mendjen me pafajësinë dhe naivitetin e tyre. Në fund të majit, një vogëlush 12-vjeçar vodhi një vezë çokollate Kinder në një dyqan në qendër të San Marinos, një vjedhje e vogël si shumë të tjera që fatkeqësisht u ndodh çdo ditë atyre që kanë një aktivitet tregtar. Por pronari i dyqanit, Danilo Chiaruzzi, nuk e priste kurrë që pas dy javësh nga ky moment të merrte një letër faljeje dhe 10 euro për dëmin e shkaktuar nga “keqbërësi” i vogël.
Në letrën, e cila po bën xhiron e rrjeteve sociale, ndër të tjera shkruhet: “Përshëndetje! Quhem Benjaminam, jam dymbëdhjetë vjeç dhe jam nga Zvicra. Më 30 maj hyra në dyqanin tuaj, por nuk kisha para me vete dhe vodha një vezë çokollate e cila kushtonte 2.10 euro. Më vjen shumë keq. Shpresoj të më falni sepse dua të jem në paqe me ty dhe me Zotin”.
I befasuar dhe i prekur nga ky gjest, Chiaruzzi vendosi ta bënte publike këtë letër dhe u shpreh që donte të takohej sa më shpejt Benjaminin e vogël. “Jam përballur me situata nga më të ndryshmet këto vitet e fundit dhe tanimë asgjë nuk më bën përshtypje, por sot ndryshova mendje. Mbeta i shtangur dhe mendoj se këtë letër duhet ta lexojnë shumë të rinj që çdo ditë, për qejf apo sfidë, më vjedhin patatina, karamele apo gjëra të tjera. Unë do t’i përgjigjem me një kartolinë dhe një ftesë që të kthehet të më takojë dhe t’i jap dorën.”-u përgjigj ai.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 16 maj
Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin me amendamente të Komisionit Fun...
-
Bislimi thotë se takimi në Bruksel ishte i dështuar për shkak se Serbia paraqiti kushte të reja
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se takimi i sotëm në Bruk...
-
Haziri: Për shpërndarjen e Kuvendit, do të votojë edhe LDK-ja
Ditëve të fundit janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme pa...
-
Mbi 2 mijë fëmijë lindën në mars, prijnë me numër meshkujt
Vetëm gjatë muajit mars, kanë lindur 2 mijë e 042 fëmijë. Por dhe gjatë këtij...
-
Qentë endacakë sulm*ojnë gazetaren te Menza e Studentëve, publikon pamje
Gazetarja e Radio Kosovës, Behare Bajraktari ka thënë se sot rreth otës 18:00...
-
Krasniqi fton LDK-në e AAK-në për shpërndarjen e Kuvendit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i ka bërë th...
-
Kurti në Kotor, publikon pamje duke shtrënguar duart me O’Brien e Spajiq, Ramën “e fsheh”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar fotografi nga darka e s...
-
Takimi për “dinarin”, Qeveria: Pala serbe bëri propozime që synojnë legalizimin e strukturave të saj paralele e ilegale
Qeveria e Kosovës ka lëshuar komunikatë në lidhje me takimin e sotëm të zv/kr...
-
Osmani nderon Monumentin Kombëtar të Përkujtimit në Danimarkë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka nderuar Monumentin ...
-
Edi Rama i uron shërim të shpejtë kryeministrit sllovak
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar shërim të shpejtë kryemini...
-
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se vodhi një motoçikletë
Është arrestuar një person i moshës 36-vjeçare në Ferizaj, pasi dyshohet se k...
-
Çështja e dinarit, Lajçak thotë se është gati të pres sërish palët nëse tregojnë gatishmëri për një zgjidhje
Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur asnjë marrëv...