PDK thirrje Kurtit për kalim të Trusit dhe përfshirje të veteranëve në pagën minimale
Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 13 June 2022
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i ka bërë thirrje pozitës që të heqë nga rendi i ditës pikën për përcaktimin e pagës minimale në seancën e nesërme, derisa për seancën e rregullt të së enjtes ku në rend të dite do të jetë çështja e tërheqjes së mjeteve nga Trusti, Tahiri bëri thirrje që të përkrahet kjo iniciativë.
“Ne si grupe opozitare kemi kërkuar që përmes një mocioni procedural një pikë e rendit të ditës që i diskriminon rëndë veteranët dhe pat një tentim që të kalohet ligji për pagën minimale, ta tërheqin ligjin për përcaktimin e pagës minimale. Lënien jashtë të kategorisë më të ndjeshme në asnjë rrethanë s’e përkrahim. Diskriminimi deri në këtë masë, pikërisht në 23 vjetorin, kur thurim lavde për UÇK-në, veteranë, invalidë, familje të dëshmorëve, ta kemi një pikë siç është përcaktimi i pagës minimale dhe të mos t’i shtijmë as në pagën minimale pensionet e veteranëve të UÇK-së, është një dëm që i bëhet themeleve të lirisë së vendit. I bëjmë thirrje mazhorancës ta tërheqin këtë pikë, sepse është e papranueshme dhe në asnjë rrethanë s’duhet të kalojë”, ka thënë Tahiri.
Tahiri i bëri thirrje kryeministrit Kurti “të reflektojë”, sepse tha se s’mund të lihet jashtë një kategori me minimumin e të ardhurave që mund të jetohet në Kosovë.
Tahiri në argumentimin për kalimin e projektligjit për Trustin tha se tërheqja e mjeteve mund të zbusë pak krizën në vend.
“Të enjten do ta kemi një pikë të rëndësishme. Ne e dimë që në rrethana normale s’duhet të diskutohet, por gjendja në të cilën e ka sjellë kjo Qeveri Republikën tonë karshi kësaj krize. Pra çdo ditë po ballafaqohemi me kriza. Në gjendjen çfarë kemi ardhë, ku qytetarët po e humbin shpresën të jetojnë në këtë vend, ku e vetmja zgjidhje po iu lë kjo Qeveri, është largimi nga Kosova – dhe ne pikërisht për këtë arsye për të zbutur sado pak këtë krizë, për ato familje që mund t’i tërheqin këto të ardhura, ju bëjmë thirrje të gjitha partive, përfshirë mazhorancën, që ta ndërmarrin këtë hap”, ka shtuar Tahiti.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...