Lajme

Osmani ka pritur një delegacion nga Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 24 May 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur një delegacion nga Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes, të shoqëruar nga përfaqësues të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se në bashkëbisedim me zyrtarët e lartë ushtarakë e civilë nga 12 shtete të botës, Osmani ka folur mbi rolin jetik të Mbretërisë së Bashkuar në fuqizimin e shtetësisë dhe demokracisë në Kosovë.

“Sot, Kosova është një shtet paqedashës dhe demokratik falë vendosmërisë së popullit tonë për liri dhe kontributit që aleatët tanë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, i kanë dhënë procesit të shtetndërtimit sonë”, ka theksuar Osmani.

-Advertisement-

Presidentja dhe përfaqësuesit e Kolegjit kanë diskutuar edhe për sfidat edhe progresin e Kosovës si dhe angazhimin e përbashkët për t’i mbrojtur vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera