Kuvendi mban seancë të enjten, këto janë pikat e rendit të ditës
Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 23 May 2022
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbajti sot mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetari Glauk Konjufca, shkruan Gazeta Infokus.
Në këtë mbledhje të cilën ishin të pranishëm edhe kryetarët e grupeve parlamentare u vendos që seanca e re plenare të mbahet të enjten, më 26 maj.
Këto janë pikat e rendit të ditës:
-Deklarimet jashtë rendit të ditës;
-Pyetjet parlamentare;
-Miratimi i procesverbalit nga seanca plenare e mëparshme;
-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për Provimin e Jurisprudencës;
-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës;
-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike;
-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës;
-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga Industritë Nxjerrëse të Mineraleve, zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit, si dhe zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.
“Po ashtu, Kryesia vendosi që të rishpallet konkurs për dy (2) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, nga komunitetet joshqiptare, si dhe për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave. Në këtë mbledhje, kryetarët e grupeve parlamentare u pajtuan që në mbledhjen e radhës së Kryesisë t’i propozojnë emrat e anëtarëve për Komisionin Ad -hoc për reformën zgjedhore, të cilët më pas do të votohen në seancë. Në mbledhjen e sotme, Kryesia e Kuvendit shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushë veprimtaria e saj, përfshirë edhe procedimin e Rregullores së re të Kuvendit për miratim në lexim të dytë”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Plagosja në Podujevë, një person në rrezik për jetë
Njëri prej katër të plagosurve me armë në Lupç të Podujevë është në rrezik ...
-
Prokuroria jep detajet e fundit nga konflikti mes disa personave në Lupç të Podujevës
Pas konfliktit që ndodhi në mes disa personave në fshatin Lupç të Podujevës, ...
-
Hamza: Gati 4 vjet që punëtorët në Kosovë janë lënë në harresë, askush nuk merret me hallet e tyre
Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamaz, k...
-
Kurti nga Nabërgjani, i bën thirrje prokurorisë t’i hetojë krimet e luftës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti qëndroi në Nabërgjan të Pejës për të bërë...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka mbaruar dëshminë dëshm...
-
LAJMI I FUNDIT: Vdes një grua në vendin e punës në Mitrovicën e Veriut
Një punëtore e një furre në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veri...
-
Gërvalla në takim me ministrin finlandez: Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në KiE
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar me...
-
PAMJE: Të plāgosurit në Podujevë arrijnë në Emergjencën e QKUK-së
Tashmë kanë arritur në Klinikën e Emergjencës në QKUK disa nga të plagosurit ...
-
Këta janë tre të plāgosurit e familjes Hoxha nga gjuajtet me ārmë në Lupç të Podujevës
Një rast i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në fshatin Lupç të Podujevës...
-
Pamjet e fundit nga vendi i ngjarjes ku u plāgosën 4 persona në Lupç të Podujevës
Katër persona kanë mbetur të plagosur në fshatin Lupc të Podujevës pas një ko...
-
Ekskluzive: Këto janë pamjet e dy personave të cilët u përfshinë në plagosjen në Lupç të Podujevës
Para disa orëve ka ndodhur një konflikt në fshatin Lupç të Podujevës, ku kanë...
-
Këta janë personat që u përfshinë në konfliktin në Lupç të Podujevës ku mbetën të plagosur 4 persona
Një rast i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në fshatin Lupç të Podujevës...