Kërcënimet e vazhdueshme për bomba në institucionet publike, a po përballet Kosova me luftë kibernetike?
Autori: Samire Jaha 16:10 | 18 May 2022
Dy ditë rresht në vend pati kërcënime se në institucionet shtetërore mund të ketë shpërthim të bombave, shkruan Gazeta Infokus.
Rasti i parë ndodhi të martën, ku Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ishte paralajmëruar për mundësinë e shpërthimit të një bombe përmes një emaili.
Ndërsa rasti i dytë është raportuar sot në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë.
Të dyja këto raste pas hetimeve të Policisë së Kosovës kanë rezultuar që të jenë të rrejshme. Këto lajmërime për shpërthim të bombave në këto dy institucione të arsimit, kanë ardhur përmes postës elektronike dhe për këtë janë përdorur dy lloje të platformave online.
Në shkollën “Xhevdet Doda” emaili erdhi nga adresa [email protected], ndërsa në rektoratin e UP-së, email ishte nga [email protected].
E pse këto të dyja konsiderohen ose mund të jenë edhe sulme kibernetike, e shpjegon njohësi i çështjeve kibernetike, Halil Berisha.
Ai në një prononcim për Gazetën Infokus ka thënë se këto kërcënime kanë disa elemente të këtyre lloj sulmeve.
“Rastet e fundit, ku përmes emaileve po kërcënohen institucionet e ndryshme për bomba, sikurse rasti tek Rektorati i Universitetit të Prishtinës, kanë elemente të sulmeve kibernetike. Email në këtë rast është dërguar nga një adrese [email protected] dhe me gjasë për të dërguar këtë email është shfrytëzuar një platformë online https://www.5ymail.com/ e cila mundëson që në mënyrë anonime dhe pa jap asnjë informatë personale të dërgosh emaile të ndryshme”, ka deklaruar Berisha për Infokus.
Berisha po ashtu tregon edhe për një ndërlidhje të çuditshme të këtyre sulmeve me disa paralajmërime të ngjashme edhe në disa shkolla në Rusi e që vinin nga e njëjta platformë dhe email.
“Ajo çka është goxha interesant, por edhe shqetësuese, se me gjasë e njëjta platformë është përdorë edhe për kërcënime me bombë në disa shkolla edhe në Rusi, më 21 janar të këtij viti. Email iu është dërguar në Rusi, agjencisë sekrete FSB-së, me një kërcënim të ngjashëm, dhe pas evakuimit të shkollave nuk u gjet asnjë lëndë eksplozive. Njëjtë, në St.Petersburg është evakuuar edhe konsullata e Kazakistanit, për të njëjtat dyshime”, ka treguar Berisha për Infokus.
Për lajmërimin e kësaj ndërlidhjeje të këtyre kërcënimeve kanë raportuar edhe mediat ruse në janar të po këtij viti.
Ky është raportimi i mediave ruse për këtë rast: KLIKO KËTU
Ndryshe në vendin tonë, paralajmërime për bomba pati edhe tre raste në stacionin e autobusëve në Prishtinë, por ndryshe nga rastet më lartë, këto ishin paralajmëruar përmes telefonatave.
E që vlen të theksohet se pas hetimeve të policisë edhe këto raste dolën se ishin të rrejshme.
Kërcënime të ngjashme për shpërthime të bombave në shkolla, javët e kaluara kanë ndodhur edhe në Serbi, ku disa shkolla janë detyruar të evakuohen.
Ndërsa Gazeta Infokus, ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për të marrë një përgjigje në lidhje me këto kërcënime dhe formën se si ato po bëhen, por që deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë asnjë përgjigje./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
KFOR-i publikon imazhe të ushtarëve duke patrulluar në Istog
Ushtarët e KFOR-it kanë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëz...
-
Kritika e Besnik Tahirit: Deputetëve iu dhanë 41 orë për me e trajtu një document 738 faqësh
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si “supers...
-
Raportimet se Prokuroria po heton tenderët sekret, Bajrami: 273 kanë përfunduar te ‘dostat’ – me negociata në katër sy
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka re...
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...
-
Shpaloset potreti dhe pllaka përkujtimore e Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Musta...
-
Shefja e USAID për raportet me Qeverinë Kurti: Çdo partneritet ka ngritjet e uljet e veta, partneriteti ynë me popullin e Kosovës i palëkundur
Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi ...
-
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të n...
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...