Lajme

Gjukanoviq ndryshe nga Abazoviq: Ballkani i Hapur, njëfarë alternative e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 17 May 2022

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se ka mendim tjetër me kryeministrin e këtij vendi, Dritan Abazoviq sa i përket nismës rajonale, Ballkani i Hapur.

“Kur është fjala për këtë iniciativë ne dallojmë. E kam dëgjuar atë disa herë teksa e mbështetë atë si pjesë mbështetëse të gjitha iniciativave rajonale. Për më tepër, unë gjithnjë e kam thënë publikisht, disa herë, se nuk mendoj që është iniciativë optimale”, është shprehur ai, raporton CDM.me, transmeton KlanKosova.tv.

Ai ka shtuar se Ballkani i Hapur është njëfarë alternative e anëtarësimit në Bashkimin Evropian për gjashtë shtetet e rajonit.

-Advertisement-

“Nuk mendoj se ne kemi nevojë për alternativa, neve në duhet anëtarësimi. Prandaj mendoj se është plotësisht e natyrshme për ne që të vazhdojmë ta negociojmë procesin me BE-në, duke bërë përpjekje të mëdha”.

“Kam besim që kjo qeveri do ta bëjë këtë. Nga pikëpamja ime, ne së shpejti do t’i hapim negociatat lidhur me sundimin e ligjit dhe ato për mbylljen e kapitujve negociues”, ka thënë Gjukanoviq ndër të tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera