Lajme

Astrit Zemaj takohet me homologun e tij grek, ja për çfarë biseduan

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 16 May 2022

Përfaqësuesi i Republikës së Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, është takuar me homologun e tij grek, ambasadorin Spiros Lambridis, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ka qenë një takim i frytshëm.

“Një takim i frytshëm pune në Misionin e Përhershëm të Greqisë në #NATO, me Ambasadorin Spiros Lambridis. Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme për vendin tonë, si dhe për kontributin e forcave greke në kuadër të KFOR-it/NATO-s në Kosovë ”, ka shkruar Zemaj.

-Advertisement-

Po ashtu ai shtoi se thellimi i marrëdhënieve tona dhe avancimi bashkëpunimi, janë kontibut kyq për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe përtej./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera