Lajme

Suedia do të vazhdojë bisedimet me Turqinë për anëtarësimin në NATO

Autori: Gazeta inFokus 17:14 | 15 Maj 2022

Suedia nuk ishte në gjendje të arrinte një zgjidhje me Turqinë për aplikimin e saj të pritshëm për anëtarësim në NATO, por do të vazhdojë negociatat, tha ministri i jashtëm suedez, pas një takimi jozyrtar në Berlin.

Duke vënë në dukje se Suedia nuk ishte në gjendje të pajtohej me palën turke “për shkak të formimit në veri të Sirisë”, Ann Linde theksoi: “Ne e pranojmë që PKK është një organizatë terroriste”, përcjell Klankosova.tv

“Ne nuk mendojmë të njëjtën gjë për formimin në veri të Sirisë, dhe as shumë vende të NATO-s. Ashtu si ShBA-ja dhe vendet e tjera të NATO-s, ne jemi takuar me organizatat kurde në veri të Sirisë”, tha ajo.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy