Kina i jep përparësi punësimit në politikat fiskale dhe monetare
Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 13 May 2022
Kina do të hartojë politika fiskale dhe monetare që kanë përparësi krijimin e vendeve të punës, si pjesë e përpjekjeve për ta mbajtur të qëndrueshme ekonominë, duke përdorur më mirë asetet ekzistuese, si dhe duke zgjeruar kanalet për investime private dhe shtuar investimet efektive.
Rimbursimi dhe ulja e taksave, shtyrja e pagesës së primeve të sigurimeve shoqërore, pakësimi i kostove të financimit dhe masa të tjera duhet të përqendrohen që të gjitha në mbajtjen e qëndrueshme të funksionimit të subjekteve të tregut, të listës së pagave dhe të punësimit, për të siguruar jetesën bazë, për të stabilizuar rritjen dhe për të nxitur konsumin.
Po ashtu, do të hulumtohen më tej mjete të ndryshme politikash dhe do të motivohen autoritetet vendore për të përmbushur përgjegjësitë e tyre, për të mbajtur në mënyrë efektive vendet e punës dhe qëndrueshmërinë e punësimit.
“Ne duhet t’i kushtojmë një rëndësi të madhe punës për stabilizimin e punësimit. Duhet të zbatohen politika të ndryshme mbështetëse në mënyrë efektive e të shpejtë për të inkurajuar dhe ndihmuar ndërmarrjet që ta mbajnë listën e punonjësve të tyre të qëndrueshme. Pushteti vendor duhet të zbatojë më tej përgjegjësitë për mbështetjen e subjekteve të tregut dhe stabilizimin e vendeve të punës. Politikat e punësimit duhet të intensifikohen duke zgjeruar sferën e tyre”, tha kryeministri Li Keqijang gjate analizes së kësaj çështjeje.
Në Kinë ka furnizim të mjaftueshëm të produkteve thelbësore të jetesës, por megjithatë, nevojiten përpjekje të mëdha lidhur me prodhimin e drithërave, për të siguruar prodhim dhe furnizim të qëndrueshëm të tyre dhe për të forcuar bazën për qëndrueshmërinë e çmimeve.
Ndërsa sigurohet një përgjigje efektive ndaj COVID-19, do të bëhen përpjekje të mëtejshme për të siguruar funksionimin e lirshëm të logjistikës, veçanërisht në fushat kryesore, dhe për të ruajtur qëndrueshmërinë e zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit.
Do të sigurohet gjithashtu furnizimi normal me energji. Përveç mbështetjes së ofruar për prodhuesit e energjisë elektrike të menaxhuar nga qeveria qendrore, duke përfshirë 50 miliardë juanë (7.43 miliardë dollarë amerikanë) subvencione për energjinë e ripërtëritshme dhe 20 miliardë juanë fonde nga buxheti kapital i operacioneve i shtetit, një shtesë prej 50 miliardë juanësh subvencione dhe 10 miliardë juanë nga buxheti do të përdoren për të mbështetur tejkalimin e vështirësive nga termocentralet me qymyr dhe rritjen e prodhimit të energjisë elektrike.
Po ashtu, do të eksplorohen menjëherë masat për zgjerimin e mbulimit dhe zgjatjen e kornizës kohore të politikës për shtyrjen e pagesave të primeve të sigurimit për të moshuarit. Lokalitetet do të orientohen për të subvencionuar faturat e shërbimeve të ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe mikrondërmarrjeve, si edhe të familjeve të vetëpunësuara.
Të tjera
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të ...
-
Ngjarjet e datës 4 maj
Në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës org...
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...
-
Shoferja godet me veturë policin në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e ci...
-
Gjendet i vde kur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Ra...
-
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e plag osjeve në Lupç të Podujevës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Goditet për vd*kje një 50-vjeçar në Durrës
Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksi...
-
Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Repor...