Lajme

Grevë një orëshe më 12 maj, SBASHK ka një apel për prindërit dhe nxënësit

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 10 May 2022

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se në orën e parë të mesimit më 12 maj do të mbahet grevë, në tërë sistemin arsimor.

Nga kjo sindikatë, kanë kërkuar nga prindërit që t’i dërgojnë fëmijët një orë më vonë në çerdhe dhe nxënësit të nisen për të arritur me kohë për në orën e dytë të mësimit.

“Pasi që ora e parë e punës në çerdhe, shkolla dhe universitete do të jetë grevë më 12 maj ju drejtohemi me apelin për mirëkuptim prindër dhe nxënës të dashur duke ju lutur që më 12 maj fëmijët në çerdhe t’i dërgoni një orë më vonë krahasuar me orarin e ditëve tjera. Po ashtu edhe në shkolla fëmijët le të nisen për të arritur me kohë për në orën e dytë të mësimit. Këtë apel dhe lutje prindër të nderuar po e bëjmë për hir të sigurisë së fëmijëve tuaj. Kërkojmë mirëkuptim edhe nga studentët sepse administrata dhe stafi tjetër në grevë do të jenë nga ora 10 deri në orën 11”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Të nderuar prindër dhe nxënës siç e dini edhe ju SBASHK-u ka kohë që bashkë me sindikatat tjera kemi paralajmëruar veprime sindikale pasi që Qeveria e Kosovës, edhe përkundër angazhimeve tona të shumta e dërgimit të ftesave për takime, me qëllim që kërkesat tona legjitime të gjejnë zgjidhje përmes dialogut, nuk është përgjigjur dhe nuk ka shprehur vullnet për takime e angazhime të përbashkëta.

Duke u angazhuar që të mos dëmtohet procesi mësimor organizuam protestën e 8 prillit, që ishte ditë pushimi, dhe me arsye pritem që Qeveria do ta kuptojë realitetin e do të nis me dialogun e mirëfilltë, por kjo nuk ndodhi dhe prandaj duke u bazuar në zërin e anëtarësisë jemi të detyruar të vazhdojmë me veprime sindikale dhe njëri prej tyre është edhe greva njëorëshe më 12 maj në tërë sistemin arsimit, që nga çerdhet e deri në Universitete.

Pasi që ora e parë e punës në çerdhe, shkolla dhe universitete do të jetë grevë më 12 maj ju drejtohemi me apelin për mirëkuptim prindër dhe nxënës të dashur duke ju lutur që më 12 maj fëmijët në çerdhe t’i dërgoni një orë më vonë krahasuar me orarin e ditëve tjera. Po ashtu edhe në shkolla fëmijët le të nisen për të arritur me kohë për në orën e dytë të mësimit. Këtë apel dhe lutje prindër të nderuar po e bëjmë për hir të sigurisë së fëmijëve tuaj.

Kërkojmë mirëkuptim edhe nga studentët sepse administrata dhe stafi tjetër në grevë do të jenë nga ora 10 deri në orën 11.

Të angazhohemi e të urojmë bashkë që Qeveria të angazhohet sinqerisht që në takime përmbajtjesore me sindikatat të ofroj zgjidhje të pranueshme për kërkesat legjitime në mënyrë që të mos ketë nevojë për protesta e grevë të përgjithshme, për çka SBASHK dhe sindikatat tjera janë duke u përgatitur sepse ky është vullneti dhe zëri i anëtarësisë.

Prishtinë, më 10 maj 2022,

Zyra për informim e SBASHK-ut

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera