Lajme

Zelensky: Rrethimi i Mariupolit është një terror që do të mbahet mend për shekuj

Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 20 Mars 2022

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se rrethimi rus i qytetit port të Mariupolit ishte një terror që do të mbahet mend për shekujt e ardhshëm.

Zelensky tha se rrethimi i Mariupolit “do të hynte në historinë e përgjegjësisë për krimet e luftës”.

“Ta bësh këtë në një qytet paqësor është një tmerr që do të mbahet mend për shekujt në vijim”, tha presidenti.

-Advertisement-

Megjithatë, Zelensky tha se bisedimet e paqes me Rusinë ishin të nevojshme, raporton Reuters, përcjell Klankosova.tv.

Rreth 400,000 njerëz janë bllokuar në Mariupol për më shumë se dy javë, të strehuar nga bombardimet e forta që kanë ndërprerë furnizimet qendrore të energjisë elektrike, ngrohjes dhe ujit, sipas autoriteteve lokale.

Punonjësit e shpëtimit ishin ende në kërkim të të mbijetuarve në një teatër në Mariupol që autoritetet lokale thonë se u rrafshua nga sulmet ajrore ruse të mërkurën. Rusia mohon të ketë goditur teatrin ose të ketë shënjestruar civilët.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy