Lajme

Molliqaj për vendimin ZRrE-së: Kemi rritje të çmimit prej 100%

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 08 Shkurt 2022

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka marrë vendim për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 100%, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, i pari i PSD-së ka thënë se subvencionim i rrymës është rritur në 100 milionë euro për të mos u dhënë paratë KESCO-s nga xhepi i qytetarëve.

Ai gjithashtu tha se ZRrE dhe Qeveria po bëjnë menaxhimin e krizës sociale duke ndarë më shumë para nga buxheti, në mënyrë që të jenë në rregull me fitimin e garantuar për KESCO.

-Advertisement-

“ZRrE dhe Qeveria po i bëjnë dy menaxhime: menaxhimin e krizës sociale duke ndarë më shumë para nga buxheti, ashtu që të jenë në rregull me fitimin e garantuar për KESCO. Ky është marifeti”, ka shkruar Molliqaj.

Bordi i ZRrE-së sot ka aprovuar rritjen e çmimit të rrymës për konsumatorët që tejkalojnë konsumin mbi 800 kilovat.

Ata që shpenzojnë rrymë më shumë se 800 kilovat, tarifa për ta do të jetë 12 cent më e larta dhe 6 cent më e lira.

Vendimi do të zbatohet nga muaji mars i këtij viti./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy