Lajme

Afro 18 mijë raste të reja për një javë në Kosovë, ja sa persona humbën jetën

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 03 February 2022

Përhapja e varianteve të reja të koronavirusit kanë shkaktuar rritjen e rasteve me Covid-19 në Kosovë, por edhe të atyre që kanë humbur jetën, shkruan Gazeta Infokus.

Për një javë në vendin tonë, janë infektuar 17 mijë e 961 persona.

Ndërsa, në të njëjtin interval kohor, kanë vdekur 24 persona nga ky virus.

-Advertisement-

Të premten e kaluar e që i bie me datën 28 janar kanë qenë 3 mijë e 617 raste të reja me të infektuar, si dhe 4 persona kanë humbur jetën.

Rritje të rasteve ka pasur edhe në ditën e shtunë më 29 janar, ku kanë qenë të infektuar 3 mijë e 628 persona e përderisa të vdekur nuk ka pasur.

Ulje të rasteve ka pasur një ditë më pas ku kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 2 mijë e 390 raste të reja, ndërsa nuk ka pasur persona që kanë humbur jetën.

Po ashtu, ulje edhe më të madhe ka pasur në ditën e hënë më 31 janar, ku kanë rezultuar pozitiv 1 mijë e 593 qytetarë, ndërsa kanë vdekur 3 persona nga ky virus.

Me fillimin e muajit shkurt ka pasur prapë rritje ta rasteve duke shkuar në 2 mijë e 33 raste të reja me Covid-19, si dhe 6 raste të të vdekurve.

Ndërsa, gjatë ditës së mërkurë janë infektuar 2 mijë e 590 pasona, derisa 6 persona kanë humbur jetën.

Sipas raportit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, është bërë e ditur se gjatë këtyre 24 orëve të fundit me Covid-19, janë infektuar 2 mijë e 110 persona, si dhe kanë humbur jetën dhe 5 persona.

Kujtojmë që nga Ministria e Shëndetësisë tash e disa ditë po bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohet me vaksinën anti-Covid, por edhe me dozën përforcuese./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera