Lajme

Ky është numri i fëmijëve që janë vaksinuar me dy doza kundër COVID-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 28 January 2022

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka bërë të ditur se në periudhën 29 nëntor deri më 26 janar 2022 janë vaksinuar 56 % e fëmijëve mbi 12 vjeç deri më 15 vjeç.

Sipas një grafike që ka shpërndarë Hoti, 56 % e tyre janë vaksinuar me dy dozat kundër Covid19 ndërsa 62.1% me një dozë.

Kurse, grupmosha 16-18 vjeç janë vaksinuar 66.6% me një dozë të vaksinës, ndërsa 60.3% me dy dozat.

-Advertisement-

E, numër pak më të lartë të përqindjes së të vaksinuarve shënon grupmosha mbi 18 vjeç, me 68.4%.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera