Omicroni ‘godet’ edhe ushtrinë e Kosovës, 109 ushtarë të infektuar
Autori: Samire Jaha
16:11 | 27 January 2022
Rritja e rasteve të reja me COVID-19 në vend e ka prekur edhe Ushtrinë e Kosovës. Janë 109 raste aktualisht aktive në FSK.
Sipas të dhënave që Gazeta Infokus ka siguruar nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se 109 ushtarë të FSK-së janë aktualisht të infektuar me COVID-19.
Drejtori i zyrës për komunikim në Ministrinë e Mbrojtjes, Ibrahim Shala, ka thënë për Infokus se gjendja e tyre shëndetësore është stabile.
Shala ka konfirmuar se asnjë nga pjesëtarët e FSK-së nuk është hospitalizuar dhe deri më tash nuk ka pasur asnjë raste të vdekjes nga ky virus.
“Në FSK numri i rasteve aktualisht aktiv të infektuar me covid është 109 pjesëtarë. Asnjë nuk është i hospitalizuar, që të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore. Deri më tash nuk kemi pasur asnjë rast me humbje jete”, thuhet në përgjigje nga FSK-ja, për Gazetën Infokus.
Kujtojmë se vetëm dje në Kosovë pati 4 mijë e 397 raste të reja me COVID-19.
Sipas raportit të fundit nga IKSHPK-ja, është bërë e ditur se kanë humbur jetën gjashtë persona deri sa numri i rasteve të reja është 3 mijë e 917./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...


































