Ia shitën dy personave parcelën e njëjtë në Bërnicë të Epërme, lëshohet urdhërarrest ndaj të akuzuarës
Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 26 January 2022
Gjykata Themelore ka lëshuar urdhërarrest ndaj të akuzuarës H.S-Z, e cila së bashku me F.S-D po akuzohen për mashtrim lidhur me shitjen e një parcele në Bërnicë e Epërme të Prishtinës.
Një vendim të tillë, e ka marrë gjyqtarja Vlora Pacolli-Rexhepi, pasi që e njëjta jeton jashtë vendit, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Më pas, gjykatësja e rastit Vlora Pacolli-Rexhepi kërkoi mendimin e palëve që kjo çështje penale të veçohet për të akuzuarën Sogojeva-Zagragja dhe të përfundojë shqyrtimi fillestar për të akuzuarën Z.D.
Tutje, ajo njoftoi se në rast se procedura veçohet për të akuzuarën S.Z sipas procedurës ndaj saj do të lëshohet urdhërarrest.
Mirëpo, lidhur me këtë propozim të gjykatës, prokurori Blerim Igrishta deklaroi se pasi që vepra penale është kryer në bashkëkryerje nga të akuzuarat, do të ishte në interes të procedurës me u zhvillu në të njëjtën kohë për të dy të akuzuarat.
Prokurori Igrishta i ka propozuar gjykatës që të ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale që të sigurohet prezenca e të akuzuarës Sogojvea-Zagragja.
Mbrojtësi i të akuzuarës Z.D, avokati Arlind Jupolli deklaroi se tani për tani e kundërshton me arsyetimin se sipas dispozitivit është përshkruar mënyra e kryerjes së veprës penale, por jo edhe koha, sipas tij ky element i veprës penale është i rëndësisë absolute.
Avokati Jupolli shtoi se kontrata e shitblerjes është lidhur më 26 nëntor 2009, i cili veprim nga ana e prokurorisë konsiderohet si veprim i kundërligjshëm, për këtë arsye sipas tij ka arritur parashkrimin absolut sipas Kodit të Përkohshëm Penal në atë kohë dhe Kodit Penal aktual.
Andaj, i njëjti konsideroi se pa u precizuar akti akuzues nuk do të ishte e drejtë të ndërmerren hapa ndaj bashkë të akuzuarës apo të veçohet procedura me arsyetimin se akuzohen në bashkëkryerje.
E njëjta deklaroi se pas plotësimit të aktakuzës, gjykata do të vendos lidhur me çështjen e veçimit të procedurës për të akuzuarën Sogojeva-Zagragjën, ndërsa ndaj kësaj të fundit, gjykata ka lëshuar urdhërarrest për sigurimin e prezencës.
Meqenëse nuk u plotësuan kushtet për mbajtjen e seancës fillestare, seanca e sotme është shtyrë, kurse e radhës u caktua për 21 shkurt të këtij viti.
Sipas aktakuzës së ngritur në shtator të 2017-ës, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, H.S-Z së bashku më F.Z-D po akuzohen se kanë kryer veprën penale të mashtrimit lidhur me shitjen e një parcele në shumën prej 16 mijë DM edhe pse kanë pasur njohuri se kjo parcelë ishte shitur më parë të dëmtuarës H.B.
Në aktakuzë thuhet se pas një marrëveshje paraprake mes vete, dy të akuzuarat kanë mashtruar në atë mënyrë që e akuzuara S.Z i ka shitur të akuzuarës Z.D parcelën kadastrale në Bërnicë të Epërme edhe pse e njëjta ka pasur njohuri se kjo parcelë ishte shitur më parë nga bashkëshorti i saj J.Z
Tutje, në aktakuzë thuhet e akuzuara Z.D e kishte blerë këtë parcelë edhe pse njëjta ishte në dijeni se parcela në fjalë ishte shitur nga vëllai e saj J.Z.
Sipas dispozitivit të kësaj aktakuze, dy të akuzuarat me këto veprime i kanë shkaktuar dëm material tani të dëmtuarës.
Me këtë, ato po akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 335, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, vepër kjo k u kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.
Të tjera
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...