Të vaksinuarit me dozën e tretë s’pranojnë kufizimet nga Qeveria
Autori: Gazeta inFokus 08:14 | 26 January 2022
Një numër i madh i qytetarëve edhe këtë të mërkure ia kanë mësyrë Qendrës së vaksinimit në lagjen “Kalabria” në Prishtinë, për t’u imunizuar me dozën e tretë të vaksinës anti-covid.
Disa prej tyre e konsiderojnë vetën të privilegjuar, e disa të tjerë masat e konsiderojnë si të paarsyeshme, teksa shprehen kundër kushtëzimeve.
Nexhmije Ajeti, qytetare nga Prishtina, thotë se doza e tretë është për të mirën e qytetarëve dhe se ata kanë të drejtë të vendosin se a dëshirojnë ta marrin këtë vaksinë apo jo.
“Vaksina e tretë është një privilegj për secilin pacient dhe shpresoj që të gjithë ta kenë këtë ndjenjë sepse doza e tretë është e mirëseardhur për të gjithë. Kjo është për të mirën tonë për të mirën e pacientit prandaj është e mirëseardhur për të gjithë. Është e drejtë e pacientit që secili ta marrë dozën e tretë mund të vendos vetë se a ta marr po jo. Meqenëse Ministria e Shëndetësisë i jep këto udhëzime atëherë shpresojë që të gjithë qytetarët të jenë të vetëdijshëm që t’i respektojnë rregullat e Ministrisë së Shëndetësisë”, tha Ajeti, raporotn EO.
E qytetari Nazmi Sikiraqa tha se pasi që vaksinat janë falas duhet secili qytetar ta marr, por ai pohon se marrja e 2 dozave e ka mbrojtur atë nga gripet dhe virusi.
Por vendimin e Qeverisë për dozën e tretë obligative ai e ka quajtur të tepruar pasi që sipas tij vendimi është marr shumë shpejt dhe kjo i ka detyruar qytetarët që të protestojnë.
“Duhet me qenë obligative vaksina e tretë, pasi na u ka dhënë mundësia dhe nuk duhet me pague, kjo është për shëndetin tonë është për shëndetin e familjes, rrethit dhe shoqërisë. Unë i kam marr të dyja dhe prej 13 mars as s kam pas grip as virus. Është i tepërt jo për mua që nuk kam me lëviz, por për familjarët që janë matanë kufirit, Preshevë, Shqipëri a Maqedoni është pak e tepërt. Dy doza maskën dhe s’ka tjetër. Në mbrëmje me marr vendimin e të nesërmen me i detyru me protestu s’po e shoh të arsyeshme se kjo ka me qenë obligative për çdo vjet”, ka thënë ai.
E për Arbër Rushitin testi PCR është shumë i shtrenjtë, teksa thotë se certifikata e vaksinimit në Kosovë nuk po respektohet aspak.
“I privilegjuar për të hyrë në lokale ende jo, sepse në Kosovë nuk ka kontrolle të tilla. Mua ende nuk më ka ndodh. Përveç një kohë kur kam hy në një qendër në rrugën B aty njëherë më ka kontrolluar dikush dhe më askush nuk më ka kontrolluar certifikatën e vaksinës. Këtu besoj që është defekti më i madh në shoqërinë tonë. Testi PCR për disa njerëz për shkak të gjendjes ekonomike është i rëndë dhe kushton rreth 30 euro dhe nëse duhet persona të ndryshëm të udhëtojnë pra siç i pamë kuksianët tek kufiri, pra kishte njerëz që udhëtojnë shpesh për Kosovë dhe ata duhet çdo të dytën ditë ndodhte sepse ajo është valide vetëm 48 orë me bë atë test dhe është pak jo korrekte. Nuk jam kundër por është një shumë që për një klasë të shoqërisë është shumë”, tha ai.
Të tjera
-
Çitaku: Kryetari i PDK ka folur me partitë për shpërndarjen e Kuvendit, por VV diçka tjetër thotë, diçka tjetër mendon
Sekretarja e Përgjithshme në PDK, Vlora Çitaku, ka thënë se kryetari i partis...
-
Sami Lushtaku: Gati çdo ditë, në 2 ose 3 të natës shkoj të varret e shokëve
Në 25 vjetorin e rënies së Ilaz Kodrës, bashkëluftëtari i tij Sami Lushtaku k...
-
Abdixhiku në Istog: LDK po merr mbështetje kundër pushtetit popullist, zymtësisë përçarëse e dezintegrimit euroatlantik
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka zhvilluar dy takime son...
-
Çitaku: Drafti i Asociacionit parasheh autonomi territoriale dhe politike për serbët
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin ...
-
DASh: Jemi të zhgënjyer të shohim dy të sanksionuar të propozuar për pozita në Qeverinë e Serbisë
Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Departamenti Amerikan i S...
-
Lansimi i programit për energjinë, Hovenier: Jemi në një pikë lëvizëse për të arritur planin tonë
Sot është lansuar programi mes MCC-së dhe Qeverisë së Kosovës, ku i pranishëm...
-
Osmani: Kandidatura individuale pamundësoi garën time për balotazh
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nga Fronti Evr...
-
Kryeministri i Malit të Zi: E duam Serbinë, por s’heqim dorë nga njohja e Kosovës
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të...
-
Ali Ahmeti i përgjigjet kandidates së VMRO për Presidente që kërkoi Tribunal për UÇK’në: Kam qenë luftëtar lirie
Për deklaratën e kandidates për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE se do të k...
-
Elshani për vendosjen e kamerave në veri: Janë për sigurinë e qytetarëve
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit, Veton ...
-
Biden dhe Trump fushatë në shtetin e Miçiganit
Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pritet të b...
-
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth KiE-së
Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të komentojë qëndrimin publik të Gjerm...