Lajme

E detyroi gruan për prostitucion, arrestohet gjakovari

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 21 Janar 2022

Një person është arrestuar të enjten në Gjakovë, pasi që dyshohet se ka detyruar bashkëshorten e tij për ushtrim të veprimtarisë së prostitucionit, shkruan Gazeta Infokus.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se i dyshuari më inicialet L.P., e ka detyruar gruan e tij për ushtrimin e kësaj veprimtarie duke i dërguar klientë.

Sipas prokurorisë nga kjo i dyshuari ka fituar të holla dhe të mira materiale nga disa persona.

-Advertisement-

“I pandehuri L.P., me urdhër te prokurorit kujdestarë, është ndaluar për 48 orë, dhe ndaj te njëjtit do te paraqitet kërkesë për caktimin e paraburgimit, në Gjykatën kompetente”, thuhet në njoftimi e prokurorisë./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy