Lajme

100 pacientë janë duke u trajtuar në QKUK dhe në spitalet e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 20 January 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka bërë të ditur se në trajtim mjekësor nga COVID-19 janë 100 pacientë, shkruan Gazeta Infokus.

Prej tyre, 70 të konfirmuar me COVID- 19 dhe 30 të tjerë post- COVID-19.

Me oksigjeno-terapi janë 49 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 2 pacientë me maskë oksigjeni.

-Advertisement-

Raporti, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Klinika Infektive, 28 pacientë

-Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid

-Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 3 pacientë me maskë oksigjeni

-Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë

-Klinika e Gjinekologjisë, 7 pacientë

-Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

-Spitali i Pejës, 6 pacientë

-Spitali i Gjakovës, 9 pacientë

-Spitalit Mitrovicës, 8 pacientë

-Spitali i Ferizajt, 3 pacientë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera