Lajme

90 pacientë të shtrirë në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 19 January 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në trajtim mjekësor janë 90 pacientë nga Covid-19, shkruan Gazeta Infokus.

Prej tyre, 52 të konfirmura me Covid-19  pozitivë dhe 38 të tjerë post- Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 34 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 2 pacientë me maskë oksigjeni.

-Advertisement-

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Klinika Infektive, 22 pacientë

-Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid

-Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë me maskë oksigjeni

-Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

-Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë

-Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

-Spitali i Pejës, 6 pacientë

-Spitali i Gjakovës, 10 pacientë

-Spitalit Mitrovicës, 5 pacientë

-Spitali i Ferizajt, 4 pacientë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera