Sport

Prishtina largohet nga Kosova

Autori: Gazeta inFokus 21:30 | 17 January 2022

Ekspedita e klubit të Prishtinës mbrëmjen e së hënës e ka lëshuar Kosovën dhe ia ka mësyrë Turqisë, shkruan Gazeta inFokus.

‘Bardhekaltërit’ kanë udhëtuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ drejt Antalias.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi kryeqytetas përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social facebook.

-Advertisement-

Në Antalia futbollistët e Prishtinës do ta kryejnë fazën kryesore përgatitore para fillimit të stinorit pranveror.

Kampionët aktual të Kosovës atje do të qëndrojnë deri me datën 2 shkurt, ku krahas përgatitjeve do ti zhvillojnë edhe disa ndeshje miqësore.

Prishtina pjesën e dytë të kampionatit do ta nisë nga pozita e pestë me 24 pikë, 11 me pak se Gjilani që kryeson tabelën./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera