Omicron, më i lartë se të dhënat zyrtare në Maqedoni
Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 16 January 2022
Numri i rasteve me Omikron është shumë më i lartë se të dhënat zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik, thonë mjekët në Maqedoni të Veriut.
Sipas tyre, në bazë ditore kontrollojnë dhe trajtojnë numër të lartë të pacientëve me simptoma të Kovidit dhe të variantit Omikron. Por të dhënat nuk përshtatet me ato zyrtare që publikojnë autoritetet. Për momentin zyrtarisht dihet se numri i rasteve të konfirmuara me Omikron ne Maqedoni është 116.
“Numri i rasteve pozitive është shumë më i madh se ato që i publikon ministria e Shëndetësisë. Numri i madh i rasteve pozitive konfirmohet me teste të shpejta dhe nuk hyjnë në asnjë lloj statistike shtetërore…Në Maqedoni ne nuk kemi mundësi të bëjmë testime të rregullt me metodën e PCR-it dhe jo më të flasim për dallimet në mes llojeve të ndryshme të mutacioneve që janë prezentë në vend. Këtë në fund të ditës mund ta shohim përmes punës sonë të përditshme që na tregon se çdo ditë e më shumë kemi raste pozitive që na le të kuptojmë se kemi të bëjmë me një lloj I cili përhapet shumë shpejtë”, tha Bojan Trajkovski, Mjek.
ISHP njofton se nga 5-10 janari janë detektuar gjithsej 152 raste pozitive, ku rreth 70% e tyre kanë rezultuar me Omikron.
“ Omikron është prezent në 12 qytete të vendit ndërsa Shkupi dhe Ohri dominojnë për nga numri më i lartë. Në Shkup ka 48 raste të konfirmuara, Ohër 27, Koçan 7, Tetovë 6, Veles 5, Pehçevë, Shtip, Gjevgjeli dhe Kavadar nga 2 raste dhe në Vinicë, Negotinë, Manastir nga 1 rast pozitiv me Omikron”, thonë Instituti I Shëndetit Publik
Një problem tjetër i cili vështirëson që të kemi një pasqyre reale mbi numrin e të infektuarve nga Kovid dhe detektimin se me cilin variant janë të prekur, është edhe mungesa e termineve për test PCR në sektorin shtetëror. Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, Maqedonia përballet me mungesën e termineve për test PCR në institucionet shtetërore, me çka qytetarët detyrohen të paguajnë 2000-2500 denarë për të parë nëse janë pozitiv me Kovid19. Por pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve, varianti Omikron rezulton të jetë më i lehtë. Të infektuarit me këtë variant tregojnë pasqyrë të lehtë klinike ndërsa nuk raportohet se i njëjti sjell komplikime të rënda në rrugët e poshtme të frymëmarrjes. /Alsa.mk
Të tjera
-
Vdes babai i ish-deputetes Besa Gaxherri
Ka ndërruar jetë Sadri Zeka, babai i ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Be...
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
Mësohet se një 14-vjeçar me origjinë nga Kosova është zgjuar nga koma pas dis...
-
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jetë e përgatitur për këtë
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për median zviceran, NNZ, tha se K...
-
“Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost” – Babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
“Babush po iki për shkollë. Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost”? Kët...
-
Ish-anëtari: Grupi i Osmanit në ‘Guxo’ në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Ish-anëtari i Listës Guxo, Valton Dërguti, ka thënë se pas votimit të Buxheti...
-
Për tri vjet rreth 500 raste të futjes së drọgës nëpër burgjet e Kosovës
Dhjetëra persona me varësi nga droga në Kosovë. Por kjo dukuri nuk po i mb...
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Kryetari i Odës së Mjekëve: Rritja e pagave për mjekët është ‘’hajgare’’
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në “Kodrën e Trimave”
Pasditja e së enjtes tronditi lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet. Nga n...
-
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, reagon ashpër Izraeli
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj K...
-
Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta ...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit, merr pjesë ambasadori Hovenier
Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pj...