Lajme

300 euro gjobë dhe 3 pikë negative për shoferin që voziti 193 km/h në rrugën ku shpejtësia lejohej 80 km/h

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 16 January 2022

Policia njofton për identifikimin e një qytetari i cili ka vozitur 193 km/h në rrugën ku shpejtësia e lejuar ishte 80 km/h.

Ndaj të njëjtit, është shqiptuar gjoba 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motoric.

Njoftimi i plotë i policisë:

-Advertisement-

Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 193 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik).

Policia e Kosovës vazhdon me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve ligjore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera