Lajme

Ish-deputetja e LDK-së: Një fitore domethënëse me Kryeministrin Kurti dhe Presidenten Osmani

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 16 January 2022

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, mosmbajtjen e referendumit serb në Kosovë e ka quajtur fitore të vendit me kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani.

Ajo ka thënë se tani po provohet dhe duhet të mësohet Serbia ta respektojë e pranojë Kosovën shtet.

Postimi i saj i plotë:

-Advertisement-

Një fitore domethënëse për Kosovën, me Kryeministrin Kurti dhe Presidenten Osmani. Është ditur gjithnjë dhe tani po provohet se duhet të mësohet Serbia ta respektojë e pranojë Kosovën shtet. Kur ne veprojmë e tregojmë që jemi shtet, në raport me çdokënd!

Kosova ka ndaluar mbajtjen e referendumit serb, serbët e Kosovës po udhëtojnë në mënyrë të organizuar për të votuar në Serbi.

Raportohet se me qindra qytetarë serbë të Kosovës po kalojnë kufirin në Serbi për të marrë pjesë në referendumin për ndryshimin e Kushtetutës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera