Lajme

Arrestohet një person për dhunë familjare në Deçan, i konfiskohet arma

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 13 Janar 2022

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Isniq të Deçanit për shkak të dhunës familjare dhe mbajtjes së paautorizuar të armëve.

Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Deçan, në koordinim të plotë me Gjykatën kompetente dhe Prokurorin e shtetit, kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë bastisjes kanë gjetur dhe sekuestruar një armë automatike AK 47, një karikator të armës AK 47 dhe nëntë fishekë të kalibrit 7.62 mm.

“Personi i dyshuar me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy